Francë, masakër në një shkollë hebraike

19/03/2012 00:00

Një burrë ka hapur zjarr para një shkolle hebraike në Tuluzë të Francës.
Të paktën kater persona, tre prej të cilëve fëmijë kanë vdekur në atentat.

Viktimat jane nje profesor, dy fëmijët e tij dhe nje tjeter nxenes. Sipas raportimeve të fundit edhe nje i plagosur tjeter eshte ne rrezik per jeten. Atentatori është larguar me shpejtësi me motorr.

Rabini i madh i Frances, Zhil Bernheim u shpreh i shokuar nga ajo qe po ndodh.

Sulmi vjen tre dite pas vrasjes se tre ushtareve te cilet u qelluan për vdekje, në po të njëjtën zonë të Francës. Shume prej banoreve i lidhin vrasjet me njera-tjetren.  Duke iu referuar rrefimeve te para, se arma dhe municionet jane po te njejtet.Gazetari i BBC-se ne Tuluze tha se edhe ushtaret qe u vrane i perkisnin nje grupi etnik dhe duket se atentatori ka vene ne shenjester pakicat qe jetojne ne ate zone.

Ministria e Brendshme franceze ka ngritur gjendjen e alarmit në zonën ku ndodhi ngjarja dhe në zonat e tjera ku ka shkolla hebraike. Ministri i Brendshëm, Claude Gueant që ndodhej në lindje të vendit ka ndërprerë vizitën e tij dhe pritet që të shkojë zonën e nxehtë. Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka vendosur të shkojë në Tuluzë gjatë ditës.

Izraeli është shprehur i tmerruar nga kjo masakër dhe kërkoi nga autoritetet franceze që të zbardhin sa më parë ngjarjen dhe të dënojnë autorët.

Masakra në Tuluz, pistë neonaziste

Autori i masakrës përpara shkollës hebraike në Tuluz është i njëjti që ka vrarë tre ushtarët javën e kaluar në të njëjtin qytet dhe një tjetër ushtarak në Montauban.

Kështu thotë prokurori francez që po ndjek çështjen Michel Valet. Sipas elementëve të parë të hetimit, pista më e privilegjuar nga policia është ajo e grupeve neonaziste.

Kjo, pasi në vitin 2008 tre parashutistë të të njëjtit regjiment të ushtarëve të vrarë u përjashtuan pasi ishin anëtarësuar në shoqata naziste. Për rrjedhojë, mund të bëhet fjalë për një hakmarrje ndaj ish-bashkëluftëtarëve.

Krijohet identikiti i vrasësit

Një person muskuloz, me tatuazhe dhe i veshur me të zeza. Është ky identikiti i autorit të masakrës, i krijuar në bazë të dëshmive të mbledhura.

Identikiti në fjalë përputhet me atë të parashutistëve të përjashtuar, që bënin pjesë në të njëjtin regjiment të ushtarakëve të vrarë javën e kaluar. Treguesit në fjalë përforcojnë për rrjedhojë pistën e neonazizmit. 

Top Channel