Skafet, nisma e PS në Kuvend

13/03/2012 19:45

Grupi parlamentar socialist ka dorëzuar në Kuvend një dokument, nëpërmjet të cilit kërkohet shfuqizimi i moratoriumit të skafeve, në fuqi që prej 3 prillit të 2006-s.

Kërkesa, që ishte paralajmeruar nga deputeti Artan Gaci është depozituar në Kuvend në prag të nisjes së sezonit turistik. Në relacionin përkatës që shoqëron nismën ligjore, deputetët socialistë thone se “po bëhen gjashtë vjet nga moratoriumi i skafeve dhe se edhe pse mund të jetë konsatuar ulje e trafikut të drogës, veçanërisht në periudhën e parë, moratoriumi pati efekte shkatërrimtare dhe paralizuese për turizmin detar”.

”Nje ligj i tille”, vijohet me tej “pavaresisht nga kufizimi i dukshëm i të drejtave të njeriut, mund edhe të justifikohej tre vitet e para, por kjo kohë duhet të shërbente për fuqizimin dhe pajisjen e strukturave shtetërore përkatese që duhej të merrnin në vijim situatën nën kontroll”.  

”Rinovimi i këtij moratoriumi për një trevjeçar të dytë është tërësisht i pajustifikuar”, thonë deputetët socialistë, “duke marrë parasysh se tani flasim për një vend që është antar i NATO-s. Për më tepër, në dy vitet e fundit po vihet re një devijim i rrugëve, mjeteve dhe mënyrave të trafikut, duke e bërë moratoriumin e skafeve praktikisht të paefektshëm”.

Në dokument argumentohet më tej se në vitin 2007 është miratuar ligji për portet turistike, fryma dhe qëllimi i të cilit është në konflikt të hapur me moratoriumin e skafeve.

”Nga pikëpamja turistike”, thonë deputet socialistë, “egzsitenca e moratoriumit, veç efekteve të tjera negative ka krijuar tek ndërkombëtarët edhe një përceptim pasigurie për Shqipërinë. Gjendemi në prag të sezonit turistik, prandaj do të ishte një ndihmë për të gjithë operatorët shfuqizimi i moratoriumit të skafeve”.

”Për sa më sipër”, mbyllet relacioni, “kërkojmë shfuqizimin e ligjit 10220, datë 4 shkurt 2010, megjithëse për t’i dhënë kohën e mjaftueshme policisë që të përgatit, shfuqizimi i moratoriumit të hyjë në fuqi më datën 1 qershor 2012”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA