Gjatë punës duhet pushim çdo 20 minuta

08/03/2012 21:30

Të gjithë ata që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë për orë të tëra të ulur në një karrige duhet të bëjnë një pushim çdo 20 minuta. Ky është përfundimi i një studimi nga shkencëtarët australianë.

Kërkuesit kanë zbuluar se të bësh një xhiro rreth zyrës çdo 20 minuta ndihmon në zvogëlimin e nivelit të glukozës dhe insulinës në gjak. Studimi është publikuar në revistën ‘Diabetes Care’.

“Kur ulemi muskujt nuk përdoren fare dhe kjo gjë pengon organizmin në kryerjen e proceseve të matabolizimit”, thekson profesor David Dunstan i Universitetit të Melburnit.

Ky grup kërkuesish, në një studim të mëparshëm, ka dalë në përfundimin se edhe njerëzit që shohin 4 orë televizor në ditë jetojnë më pak.

Top Channel