Zgjedhjet në Rusi, reagime kundër procesit

05/03/2012 00:00

Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij festuan në Moskë fitoren në
zgjedhjet e së dielës që do t`i japin një mandat të trete ne krye te
shtetit pas kater viteve te kaluara si shef ekzekutivi.

64 % te votave ka siguruar Putin ne keto zgjedhje, duke permbushur krejtesisht parashikimet per mberritjen e nje niveli te aprovimit te ruseve nga 62 deri ne 66 %. Perpara simpatizanteve te tij, njeriu qe e ka pushtuar prej vitesh skenen politike ruse deklaroi se kishte fituar ne nje beteje te hapur e te ndershme.

“Ju premtova fitore dhe fituam. Çdo gje ka qene e hapur dhe e ndershme. Ne e provuam se ishte forca e vullnetit te lire ajo qe triumfoi”, tha Putin.
 
Por nuk e mendojne keshtu as kundershtaret e Putinit e as Golos, organizmi i pavarur mbikëqyres i zgjedhjeve, qe deklaroi se zgjedhjet ishin shume larg te qenit transparente. Ka patur raporte per votim te detyruar, per raste kur nje votues ka hedhur disa vota ndersa fushata zgjedhore nuk ishte sa duhet konkurruese.

“Nuk mund te quhen te ndershme zgjedhje te tilla, – tha te henen ne mengjes nje zedhenese e Golosit,- as te hapura, as te drejta jo vetem sipas kushtetutes ruse, por edhe standardeve nderkombetare”. Mikhail Prokhorov, biznesmeni milioner qe garoi ne keto zgjedhje, pa arritur ndonje rezultat te kenaqshem shprehet i shqetesuar per shkeljet e raportuara dhe thote se po mbledh nje dosje me te gjithe faktet e te dhenat. Pretendime per manipulime te emdha mberrijne edhe nga kampi komunist. Tubime proteste nga ana e opozites kane nisur te organizohen tashme. Pakenaqesia eshte e madhe e dhe ne Vladivostokun e larget, ku mbeshtetesit e Putinit kremtuan fitoren e tij, por numri i tyre eshte shume me i vogel se ai i banoreve dyshues per ndershmerine e procesit.

Putin qe mbeshteti Dimitri Medvedevin ne garen per Kremlinin ne 2008-en dhe u be kryeminister meqenese Kushtetuta nuk ja lejonte nje mandat te trete presidencial do te qendroje tani ne krye te shtetit rus deri ne vitin 2018. Pas kesaj date, ai ka te drejten te garoje edhe per mandat tjeter 6-vjeçar.

Top Channel