07:00 "WAKE-UP"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Protesta e shqiptarëve në Gostivar
01/03/2012

Vrasja e dy të rinjve shqiptarë nga një polic maqedonas, dy ditë më parë në Gostivar, ka shkaktuar revoltë të madhe tek qytetarët. 

Mijëra shqiptarë kanë marrë pjesë në një marsh protestues që ka nis prej para godinës së Gjykatës së Gostivarit dhe ka përfunduar në qendër të qytetit pranë stacionit policor.

Protestuesit kanë kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal për policin vrasës. Tubimi ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë ka përfunduar i qetë, ndërsa raportohet se pas protestës, grupe sporadike të protestuesve, kanë thyer xhamat e disa dyqaneve të maqedonasve.

“Qëllimi i këtij marshi protestues është që të senzibilizojmë opinionin si brenda vendit ashtu edhe më gjërë dhe të njoftojmë gjithë botën se çka po u ndodh shqiptarëve në trojet e veta entike. Jemi tubuar këtu, mijëra shqiptarë nga Gostivari dhe vendet tjera, të tregojmë se ne si qytetarë të barabartë të këtij vendi nuk tolerojmë që të vritemi nga dora e gjakësorëve, aq më tepër me armët dhe plumbat që blihen me paratë tona”, deklaroi Armend Sejdini, antar i këshillit që organizoi protestën.

Në të njëjtën kohë, protesta u mbajtën edhe në kryeqytetin Shkup. Ndërkohë, Partia Demokratike Shqiptare, duke reaguar ndaj kësaj ngjarje ka kërkuar ndihmën e Shqipërisë dhe Kosovës për mbrojtjen e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Ekzekutimi i dy shqiptarëve nga një polic maqedonas është si rrjedhojë e një politike agresive e nacionaliste, jo vetëm e toleruar dhe ushqyer nga vasaliteti dhe politika nënshtruese e partisë së Ali Ahmetit, e cila burimin e ka që nga enciklopedia, përmendoret e kuajve në Shkup, brohoritjeve ku kërkohet vdekje për shqiptarët, që me kalimin e kohës ky shovinizëm i pa paparë mori karakter institucional.  i bëjmë apel shtetit shqiptar dhe atij të Kosovës që të ndërhyjnë për t’i mbrojtur shqiptarët e Maqedonisë”, u shpreh Gazmend Aliu, deputet i PDSH-së.

Për vrasjen e shqiptarëve në Gostivar është prononcuar edhe Ministja e Brendshme, Gordana Jankulovska, e cila ka thënë se rasti nuk ka prapavijë etnike. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Maqedonia
Takimi i vendeve anëtare të A5
Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë si shtete vëzhguese në takimin ministror të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që mbajt të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup.
Reeker viziton Shkupin
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker vlerëson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve është model i mirë për tejkalimin e problemit bilateral mes Shkupit dhe Athinës, lidhur me emrin kushtetues të Maqedonisë.
Hetimi i dhunës së dhjetorit
Në vilën e presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, të premten është mbajtur mbledhja konstituive e komisionit hetimor për zbardhjen e ngjarjeve të dhunshme, që ndodhën në Kuvend vitin e kaluar.
Serbia bojkoton Ohrin
Serbia ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën e vendeve anëtarë të Kartës së Adriatikut A5, që u mbajt të premten në Ohër, ku ishte ftuar edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.
Xhaferi: Serbi-Kosovë, kapitull të ri
14 vite pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Prishtina dhe Beogradi kanë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila hap një faqe të re në historinë e këtyre dy vendeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.