Në një kohë me diell, pas një jave të tërë gri, helikopterët ishin gati
të nisnin menjëherë operacionet për dërgimin e ndihmave ushqimore në
zonat e izoluara.

Por pilotët e Regjimentit të Farkes që kishin bërë gati helikopterët që në mëngjes pritën mbi tre orë mbërritjen e kamionëve me pakot me ushqime nga rezervat e shtetit.

Destinacioni i një prej helikopterëve është stadiumi i qytetit të Pukës, një zonë kjo që ka nevoja emergjente për ushqime.

Pas fluturimit mbi dhjetëra fshatra të izoluar, helikopteri mbërriti në Pukë, por në vendin ku duhej të kryhej shkarkimi nuk ishtë askush. As zyrtarë lokalë e as qytetarë. Pilotet i shkarkuan pakot me ushqime, ndersa helikopteri duhet te qendronte pezull pasi rrezikonte te mbetej ne debore.

Pasi u shkarkuan, pilotet u detyruan t’i ringarkonin serish pakot me ushqime, duke u ngritur edhe njehere ne fluturim. Por pas pese minutave ne qiell, pilotet u urdheruan te rikthehen serish ne stadium. Dhe ishin serish pilotet qe i shkarkuan ndihmat ushqimore.

Te njejtin fat kishte patur edhe nje tjeter ekuipazh, i cili priti edhe mbi 20 minuta ne ajer qe dikush te merrte pakot me ushqime qe u shkarkuan. Madje piloti kryesor i helikopterit, pasi shkarkimit te ndihmave zbriti vete per te lajmeruar autoritetet lokale apo çdokend qe mund te shikonte, se ne Puke mberriten dergesat e ushqimeve.

Pilotet u larguan nga stadiumi duke i lene pakot me ushqime ne fushen e bardhe, me shpresen se autoritetet lokale do t’i marrin para se t’i mbuloje debora.

Top Channel