Përgjegjësia penale e dy tregtarëve, të cilët vranë një vjedhës pasditen
e së martës në Tiranë është rënduar së tepërmi, pas daljes së
ekspertizës mjeko-ligjore.
Sipas te dhenave policore, viktima Klajdi Sejfullahu, eshte qelluar me mjete te mprehta dhe mbi te eshte ushtruar dhune fizike, edhe pasi ishte neutralizuar, cka i solli edhe vdekjen. Dy tregtaret do te akuzohen per nje veper penale te rende, ate te vrasjes me dashje ne bashkëpunim, edhe pse reaguan pas nje tentative vjedhje te mallit te tyre qe zotëronin.
Por ne gjykimin e specialisteve te krimit dhe ne perfundim te hetimeve paraprake, dy tregtaret, kishin
arritur ta ndalonin viktimen, te mos e kryente vjedhjen, kishin arritur t'i merrnin atij edhe thiken qe zoteronte, per te kryer vjedhjen dhe duhet te kishin ndalur ne dhunen e ushtruar.
Sipas ekspertëve, pikerisht ne momentin qe kishin kryer edhe neutralizimin e rrezikshmerise se hajdutit, dy tregtaret duhet te kishin lajmeruar policinë për të proceduar me pas me vjedhësin dhe jo te kishin vazhduar me ushtrimin e dhunes, sipas se ciles erdhi si pasoje edhe vdekja. Reagimi i dy tregtareve i nisur nga fakti per te mbrojtur pronen e tyre nga vjedhja mund t'u kushtoje atyre nje mase denimi te rende nese do te gjenden fajtore nga gjykatat shqiptare per akuzen e ngritur.
Gjate vitit te shkuar bizneset dhe subjektet tregetare u grabiten ne 211 raste dhe ne disa raste kane qene viktima te vrasjes pronaret e dyqaneve. / Top Channel
Kukës, vdekje misterioze e të miturit Një 10-vjeçar me inicialet E.I nga fshati Shikaj i rrethit të Kukësit ka gjetur vdekjen në rrethana që mbeten ende për t’u zbardhur nga policia.
Atentat kreut të komunës Postribë
Një shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e kryetarit të komunës Postribë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Ndërtimet pa leje në Tiranë
Kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit, Florenc Hoxha, gjatë aksionit për prishjen e një ndërtimi pa leje në rrugën Don Bosko deklaroi se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje, pa bërë selektime.
Zhvendosja e dermatologjisë Shërbimi i dermatologjisë do të zhvendoset në ambientet e spitalit infektiv, duke i marrë këtij të fundit njërin kat.
Tiranë, aksident te rruga “Bardhyl”
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte në Tiranë, ekzaktësisht te rruga “Bardhyl”.