Vajza me çrregullimin e rrallë gjenetik

20/01/2012 13:20

Një emision “talk-show” i televizionit britanik “ITV” kishte të enjten një të ftuar krejtësisht të veçantë.

E quajtur Hazel Jones, 27-vjeçarja dëshmoi se kishte lindur me një sëmundje tejet të rrallë të quajtur “uterus didelphys”, çka do të thotë se ajo ka dy vagina, së bashku me dy mitra dhe dy uteruse.

Pas publikimit të historisë së saj në rrjetin kombëtar, pronari i kompanisë më të madhe të filmave pornografikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Steven Hirsch, i ofroi biondes tërheqëse një kontratë rekord prej një milion dollarësh, për të interpretuar në një prej filmave të tij.

Përveç shumës së majme, të resë i është ofruar edhe një akomodim prej pesë yjesh dhe pushime falas në Los Anxhelos, gjatë xhirimit të filmit. Ajo u shpreh se nuk ka vendosur ende nëse do të pranojë ose jo ofertën.

Duke rrëfyer çrregullimin e saj të rrallë, Jones zbuloi se ka arritur të bashkëjetojë pa probleme me difektin që ka. “Pasi zbulova që kisha dy vagina, ia thoja të gjithëve këtë. Në shkollë të mesme dhe të lartë, ishte një mënyrë për të qenë popullore. Nuk e kam patur problem t’u tregoja pjesët e mia intime vajzave që ishin kurioze”.

Hazel shkoi për herë të parë tek mjeku pasi i dashuri i saj i vuri në dukje se kishte një ndryshim nga vajzat e tjera. Ajo rrëfeu se më parë e ka patur të vështirë të kryejë marrëdhënie seksuale, por tashmë e ka kaluar këtë fazë dhe ka refuzuar mundësinë që kryejë një operacion kirurgjikal për heqjen organeve paralele, pasi do t’i kishin mbetur shenja të dukshme nga operacioni.

Top Channel