Kanë ditur që gjithçka nga jeta e tyre të mbajnë thuajse private dhe
rrallë shfaqen së bashku në publik, por kur bëhet fjalë për lajme të
bujshme, as ata personazhe që dinë ta ruajnë privatsinë, nuk i shpëtojnë
faqeve rozë.
Një ndër aktorët më të paguar në vitet e fundit në Hollywood, Johnny Depp dhe partnerja e tij Vanessa Paradis raportohet se i kanë dhënë fund raportit të tyre pas 14 vitesh bashkëjetesë.
Është tabloidi britanik “Daily Mail” që e raporton këtë lajm duke theksuar se i është referuar burimeve të sigurta për këtë lajm.Prej raportit të tyre 14-vjeçar kanë ardhur në jetë 2 fëmijët e çiftit dhe tani raportohet jo vetëm për një krizë të çiftit por për ndarjen e tyre.
Dhe këtë fakt e përforcon edhe shfaqja e aktorit në ceremoninë e "Golden Globe", pa partneren e tij, e cila përherë e ka shoqëruar në evente të këtyre përmasave."Daily Mail" shkruan: Miqtë e Johnny-t janë shumë të shqetësuar për të, sepse lidhja e tij me Vanessa-n ka përfunduar dhe doemos kjo gjë e ka bërë të kalojë një periudhë tepër të vështirë". Nga zyra e shtypit e aktorit nuk ka asnjë reagim për këtë çështje dhe heshtja e Johnny Depp është përkthyer nga mediat si provë e rëndësishme për vërtetësinë e këtij lajmi.
Carmen Electra shijon Dubain Carmen Electra ndodhet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe duke kaluar disa ditë pushimi.
Robert-Kristen ndahen sërish Robert Pattinson është bërë mjeshtër i paktimit të rrobave. Aktori britanik është zhvendosur sërish nga “foleza e dashurisë” që ndante me Kristen Stewart, pasi zbulimit se ajo ruante kontaktet me regjisorin Ruper Sanders, me të cilin e tradhëtoi verën e kaluar.
Shtatzënë dhe krenare Ka pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re.
“Victoria” zbulon “sekretet” e saj!
Pas vitesh të tëra pozimi në perfeksion, në foto të ndryshme për gjigantët e të brendshmeve të femrave, “Victoria’s Secret”, duket disi ironike, fakti që Miranda Kerr zbulon aksidentalisht gjoksin e saj, kur ishte duke bërë foto për një markë “make-up”-i.
Leo Di Caprio refuzohet nga modelja Leonardo Di Caprio ka pasur shumë sukses me supermodelet deri tani, por Cara Delevigne, ndryshe nga koleget, nuk është tërhequr aspak nga aktori i famshëm.