07:30 "Vetem per te qeshur" R
08:00 Serial "Luther"
Programi i plote
PUBLICITET
Interesat e kredive njohin vetëm rënie
10/01/2012 08:00

Interesat e kredive njohin vetëm rënie
Kriza nuk është e thënë të ketë vetëm pasoja negative. Në fakt, ftohja e kërkesës për kredi nga bizneset dhe veçanërisht nga individët gjatë vitit të kaluar, sollën rënie të mëtejshme të interesit mesatar të kredive të akorduara nga sistemi bankar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë si dhe ato të raportuara nga Shoqata e Bankave, tregojnë se interesat e kredive të dhëna, si për euron ashtu edhe për lekun, qenë më të ulëta gjatë vitit të kaluar dhe shënuan një rekord minimal shumëvjeçar.

Interesi mesatar i kredive në lekë të dhëna gjatë periudhës janar-nëntor, (të dhënat për dhjetorin nuk janë ende të disponueshme), ranë në 12 për qind, nga 12.6 për qind që qenë në vitin
Ekonomia
2010.

Kreditë në euro u dhanë përkundrejt interesit 7.4 për qind nga 7.5 për qind që qenë në vitin 2010. Interesi i kredive në dollarë pësoi rritje, por volumi i tyre është shumë i vogël për t’u konsideruar si tendencë.  

Kreditë për shtëpi

Interesat e kredive për shtëpi për individë kanë luhatje të konsiderueshme nga muaji në muaj, por tendenca e tyre e përgjithshme ka qenë në ulje gjatë vitit të kaluar, kohë kur kreditë e reja të dhëna kanë qenë aq pak sa vetëm kanë zëvendësuar kreditë e dhëna më parë dhe të shlyera. Nuk pati rritje të konsiderueshme të volumit të portofolit të kredive për shtëpi.

Kreditë për shtëpi në euro për shqiptarët që i nënshkruan kontratat gjatë nëntorit të kaluar, ra në 6.4 për qind ndërsa në nëntor 2010 interesi mesatar i kërkuar nga bankat qe 7 për qind ndërsa në vitin 2007, kur kreditë për shtëpi qenë në periudhë bumi, interesat qenë 7.3 për qind.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me interesat e kredive për prona të patundshme në lekë. Ato ranë në 9.3 për qind në nëntor 2011 nga 9.5 që qenë në nëntor 2010 dhe 13.9 për qind në nëntor 2009.  

Kostoja bazë

Interesat e depozitave 12 mujore në lekë ranë në 5.9 për qind gjatë vitit të kaluar ndërsa qenë rreth 6.3 për qind gjatë vitit 2010. Nga ana tjetër, kostoja bazë e parasë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë ka qenë gjithashtu në ulje.

Edhe interesat e depozitave 12 mujore në euro kanë patur tendencë uljeje nga 3.5-4 për qind gjatë vitit 2010 në 2.8-3.3 për qind gjatë vitit 2011.

Në anën tjetër, kostoja e euriborit 3-mujor, i cili merret shpesh për bazë nga bankat në përcaktimin e interesave të kredive, erdhi në rritje nga rreth 1 për qind në fillim të vitit në 1.5-1.6 për qind në fund të vitit të kaluar.  

Kërkesë e ulët


Banka e Shqipërisë në vrojtimet e veta mbi kreditimin e ekonomisë, vrojtime që kryhen duke intervistuar bankierët, raporton se kërkesa për kredi nga ana e individëve dhe bizneseve ka qenë e dobët gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2011, kërkesa e individëve për kredi është vlerësuar në rënie nga ekspertët e bankave. Gjatë këtij tremujori, kërkesa për kredi me qëllim financimin e konsumit dhe ajo për blerje banese u përkeqësuan,” – thotë BSH në raportin mbi vrojtimin e aktivitetit kreditues.

Bankat nga ana e tyre kanë shtrënguar kushtet për dhënien e kredive, gjë që ka bërë që edhe nga kërkesa e dobët, një pjesë e klientëve të refuzohet. Klientët e pranuar kanë përfituar edhe interesa më të ulëta. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga ekonomia
Projekti i gazsjellësit Transadriatik
Konsorciumi i “Shah Denizit”, fushës-naftëmbajtëse në Azerbajxhan do të vendosë muajin e ardhshëm për projektin fitues që do të transportojë gazin e Kaspikut në Europë.
Rriten eksportet
Eksportet shqiptare u rritën për të katërtin muaj rresht në prill. Instituti i Statistikave njoftoi se muajin e kaluar të udhëhequra nga tekstilet dhe materialet e ndërtimit, eksportet në tregjet e huaja u rritën me 14.5 për qind, krahasuar me prillin e një viti më parë.
Biznesi nuk shlyen kreditë
Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se kredia e biznesit po përkeqësohet me ritme dy herë më të shpejta se ajo e individëve.
Kukës, biznesi i vogël refuzon taksat
Një nga bastionet kryesore të Partisë Demokratike, pikërisht Kukësi, duket se po lëkundet në prag të këtyre zgjedhjeve, duke u joshur nga oferta e Partisë Socialiste për taksën progresive.
Shqipëria fton Maqedoninë
Në forumin e Biznesit dhe Investimeve Shqipëri-Maqedoni, Qeveria shqiptare ka kërkuar rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.