02:10 SELECT
03:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Struktura e re e Policisë
08/01/2012 16:00

Struktura e Policisë së Shtetit mund të pësojë një ndryshim rrënjësor në të ardhmen, në bazë të një projekti të hartuar nga grupi i politikave policore.

Gjatë një interviste dhënë për ‘Shqip’, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka sqaruar se propozimi është hedhur për ndryshimin nga 12 drejtori policie, një për çdo qark të vendit, do të reduktohet në pesë drejtori rajonale.

Në veri të vendit do të ketë, sipas këtij projekti, vetëm një drejtori, ajo e Shkodrës, që do të mbulojë edhe prefekturat Kukës, Lezhë dhe Dibër.

Në zonën juglindore të vendit do të jetë ajo e Elbasanit që do të mbulojë edhe prefekturen e Korçës.

Një tjetër drejtori në jug do të jetë edhe ajo e Fierit, e cila do të mbulojë qarqet Berat, Gjirokastër e Vlorë.

Kryeqyteti do të ketë drejtorinë e saj, pa varësi Kavajën, e cila do t’i shtohet drejtorisë së Durrësit.

Ndërkohë që Durrësi, Kukësi dhe Gjirokastra, do të kenë drejtori të Policisë Kufitare.

Ndryshimi i strukturës policore aktualisht është ende në fazën e diskutimeve, ku pritet mendimi i të gjtha drejtorive ekzistuese, kjo për faktin se reduktimi i drejtuesve të policisë do të çonte në humbjen e gradave një numri prej 1 mijë e 800 punonjësve, çka me ligjin ekzistues reflektohet direkt në pagë.

Vetëm pas të gjithë këtyre diskutimeve, drejtoria e përgjithshme e policisë mund t’i drejtohet Parlamentit për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit.  
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Mësuesit peticion Tafaj: Nuk studiojmë në “pleqëri”
Mësuesit e ciklit fillor nuk pranojnë të zbatojnë urdhrin e ministrit të Arsimit, për të ndjekur studimet e ciklit të dytë.
Shtyllasi i Fierit, vendi i internimit të përjetshëm
Edhe pse kane kaluar plot 22 vjet nga rënia e diktatures në Shqiperi, ka ende njerëz që jetojne mes maktheve të asaj kohe.
Sigurimet e punës së emigrantëve
Madrid Maliqati, një ish-emigrant në Itali, sot 69 vjeç, ka nisur të protestojë i vetëm përpara dyerve të ambasadës italiane në Tiranë, duke kërkuar kontributet e derdhura gjatë kohës që ka punuar në Bolzano të Italisë.
Institucionet shkelin ligjin
Institucionet shteterore kane shkelur te paret ligjin per punesimin e personave me aftesi te kufizuara. Ligji nr. 7995 per nxitjen e punesimit ka te percaktuar ne nenin 15 te tij se per çdo 24 persona te punesuar, nje duhet t’i perkase personave me aftesi te kufizuara.
Nëna i kërkon falje fëmijëve nga burgu
Enkelejda Topi është një zonjë 38-vjeçare e cila vuan dënimin në burgun  e grave 325.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.