17:00 Permbledhje Ditore BB6
17:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Zgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit”
21/11/2011

Partitë e vogla kanë zgjedhur të ulen në një tryezë të përbashkët, për të unifikuar qëndrimin e tyre përballe dy forcave të medha PS e PD, përsa i përket reformës zgjedhore.

Nje levizje kjo per t'i bere balle nje riperseritjeje te mundshme te reformes se 2008, e cila la jashte salles se kuvendit nje pjese te mire te partive te vogla.

Në tërësi gjate diskutimeve kreret e partive jane shprehur kunder sistemit aktual spanjoll, proporcional rajonal me lista te mbyllura, duke kerkuar me ngulm barazvleresim te votes dhe perkthim te drejte te saj.

"Me këtë drejtim ne besojmë se ka shumë hapësirë për të
Ka shumë hapësirë për të eliminuar të gjitha ato marifetet e të ashtuquajturit sistem spanjoll, i cili cënon barazinë e votës, kur këtë e garanton vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Ilir Meta
Kryetar i LSI-se
eliminuar të gjitha ato marifetet e të ashtuquajturit sistem spanjoll, i cili cënon barazinë e votës, kur këtë e garanton vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë", tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Ndërsa Gjinushi u shpreh: "Vota duhet përkthyer drejt dhe qëllimi i sotëm i kësaj tavoline është pikërisht për të folur për cka është tema themelore, për sistemin zgjedhor, që është një element shumë i rëndësishëm, për të prishur polarizimet artificiale, sepse tek ne sistemet kanë qenë demokratike, si sistem, po janë aplikuar në mënyrë jodemokratike, në mënyrë deformuese, qoftë me 'Dushkun', apo qoftë me 'Spanjollin' e shpërfytyruar".

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se kjo tryezë është mbledhur me shqetësimin për të arritur një funksionim normal të institucioneve shqiptare, me një përfaqësim të drejtë bazuar me votën e qytetarëve shqiptarë.

Ne perfundim te takimit, kreret e partive te vogla kane dale me nje deklarate te perbashket, permes se ciles nuk kane munguar edhe kushtet perballe dy forcave te medha. Kushte qe kane si baze themelore pikerisht sistemin elektoral qe sipas tyre eshte nje prodhim i deformuar i dy forcave te medha qe shkel edhe vete Kushtetuten e vendit.

"Përfshirjen, si pjesë e domosdoshme të reformës zgjedhore, përmirësimin e sistemit zgjedhor, përmes futjes së korrektimit kombëtar, pa pragje eliminuese dhe deformuese dhe që mundëson që cdo parti brenda koalicioneve të marrë mandatet që i takojnë sipas votave të fituara, si dhe balancimit të zonave zgjedhore, duke ulur numrin e tyre", tha kreu i PDS-së, Spartak Milo.

Gjithashtu partite e vogla kerkuan edhe permiresimin e procesit te administrimit te zgjedhjeve permes strukturave jo politike ose gjitheperfshirese, ashtu si numerimin elektronik te votave dhe listat e hapura. Ky takim sipas tyre do te jete vetem i pari i nje vazhde te gjate qe do te synoje te imponoje qendrimin politik te tyre.


/ Top Channel
Reformat

Përplasja për Qarkun e Fierit
Fyle letër Berishës dhe Ramës
BE: Koha po mbaron




Facebook


Më shumë nga politika
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana
Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Arrijmë në 80 mandate
Ilir Meta, deklaron në një intervistë për Top Channel se fitorja e opozitës nuk është në diskutim dhe se Berisha është një Kryeministër në ikje dhe ai e di këtë fare mirë.
Dështon numërimi elektronik
Dështimin me projektin e teknologjisë në zgjedhje e konfirmon tashmë zyrtarisht edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Rama prezantohet sot në Vlorë
Edi Rama, pasditen e së shtunës, do të prezantohet si kandidat për deputet në qytetin e Vlorës, duke udhëhequr listën për këtë qark.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.