100 ditë si kryetar bashkie

07/11/2011 00:00

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Lulzim Basha pranon se dosjet me 124
leje shfrytëzimi, të cilave do t’u jepet dokumenti i hipotekimit ishin
firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë Edi Rama, por që kishin mbetur ne
Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Dy dite me pare këshilltaret socialiste kishin kerkuar dhe listen me emrat e 124 subjekteve, që sipas tyre u tha se administrata e re kishte punuar intensivisht për t’i pajisur me leje shfrytëzimi.

“Në asnjë moment nuk kam pretenduar, se jam unë ai që i kam firmosur këto leje shfrytëzimi, por kam thënë dhe do të vazhdoj të them se bashkia e Tiranës do të marrë përgjegjësinë që i takon sa i përket përfundimit të procesit deri në hipotekimin e plotë me lejet e shfrytëzimit, që është etapa e parë, do të përfundojë lejet e tjera të shfrytëzimit që kanë mbetur peng i administratës së bashkisë dhe natyrisht këto leje do t’i firmos unë. Fazës që i referoheni ka të bëjë me leje shfrytëzimi të vjetra, që kanë mbetur peng i moskomunikimit, i mosbashkëpunimit mes bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera”, tha Basha.

Ne daljen publike  per arritjet e 100 diteshit te pare ne mandatin e tij si kryetar bashkie Basha permendi hipotekimin e pallateve qe pritet te behet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nenshkrimin e marreveshjes per karten bashkiake të studentit, me te cilen studentet do te pajisen brenda 2012, heqjen e 60 taksave dhe tarifave e te tjera, zgjidhjen e ceshtjes se trafikut me hapjen e sheshit “Skenderbej” e te tjera.

Ndërkohë në një dalje për mediat, kryetari i këshilltarëve socialistë në bashki, Aldrin Dalipi tha se “për 100 ditë të drejtimit nga Lulzim Basha ka patur largime dhe përndjekje politike të qindra punonjësve, duke ndërruar profesionistë me militantë politikë; mashtrim publik me gjoja heqjen e taksave kur qytetarët e Tiranës paguajnë vetëm dy taksa, të cilat nuk u ulën; shpërdorim prej miliona eurosh me projektin e sheshit ‘Skëndërbej”; mashtrimi me gjoja hipotekimin e pallateve, ndërkohë që sot Basha pranoi publikisht se gënjeu për lejet e shfrytëzimit të banesave për hipotekim”.

“Basha duhet të ketë kurajon t’u thotë qytetarëve të Tiranës, përse ai dhe qeveria ku ka qenë ministër, i bllokuan për shumë vite hipotekimin e banesave të qytetarëve të Tiranës në zyrat e qeverisë, ashtu sic bllokoi buxhetin e bashkisë së Tiranës për dy vjet me radhë”, tha Dalipi.  

Top Channel