Simpson është në muajin e gjashtë

27/10/2011 18:20

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jessica Simpson, ka arritur ta mbajë të fshehtë shtatzaninë e saj për gjashtë muaj, të paktën sipas ekspertëve të cituar nga një revistë rozë amerikane.

Për herë të parë, zërat mbi shtatzaninë e Simpson nisën të qarkullonin rreth një javë më parë, kur ajo u pa duke mbulur barkun në daljen nga banesa e saj. Megjithatë, debati i gjatë nëse Jessica ishte ose jo shtatzanë përfundoi të martën, kur disa fotografi e vërtetuan se ajo është duke pritur një fëmijë.

Sipas vlerësimit të ekspertëve, një bark i atillë si ai që tregohet në foto, është i zakonshëm për një grua që ndodhet në muajin e gjashtë ose të shtatë të shtatzanisë së saj, ndërsa besohet se këngëtarja duhet të lindë në fillim ose në fund të janarit.

Është ende e paqartë se përse Simpson ka vendosur të mbajë të fshehtë një lajm të tillë. Megjithatë, besohet se ajo ka siguruar një kontratë eksluziviteti me ndonjë revistë dhe për këtë arsye, nuk ka folur kurrë rreth pritjes së një fëmije.

Top Channel