Lind vajza e ciftit Sarkozi-Bruni

19/10/2011 22:55

Karla Bruni, bashkëshortja e presidentit Francez Nikolas Sarkozi, solli në jetë vajzën e tyre të parë, në klinikën ”De la Muet”.

Vajza lindi në orën 20.00 të së mërkurës, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. Asnjë koment nuk ka mbërritur nga “Elize”.

Dhjetëra persona ndodheshin jashtë klinikës ku ndodhet e shtruar Zonja e Parë e Francës të cilët e pritën lajmin me duartrokitje.

Karla Bruni, gjatë muajve të shtatzanisë është parë pak në publik. Ajo i tha gazetës “Le Parisien” se asnjëherë nuk do t’i bëjë publike fotot e fëmijës së saj. 

43 vjecarja Bruni dhe Presidenti francez, 56 vjecari Nikola Sarkozi u martuan në shkurt të vitit 2008. Sarkozi ka tre djem nga martesat e mëparshme, ndërsa Karla, një djalë.

Top Channel