Deputetët e Partisë Radikale të Serbisë së bashku me disa anëtarë të
partisë dhe përfaqësues të grupeve ultra nacionaliste janë nisur drejt
Kosovës për të mbështetur serbët në veri dhe ata në barrikadat e
vendosura.
Deputetët radikal janë nisur në mënyrë të organizuar dhe së bashku me ta janë nisur edhe Mlladen Obradovic, udhëheqës i grupit Obraz, një grup ultranacionalist i dyshuar në opinion si kryesues i grupeve huligane dhe nacionaliste për djegien e kryeqytetit serb disa herë gjatë viteve të fundit për shkak të situatës në Kosovë dhe po ashtu të ambasadave gjatë shpalljes së pavarësisë.
Dragan Todorovic, shef i grupit parlamentar të radikalëve, ka deklaruar se nuk do të futen në konflikt me pjesëtarët e KFOR-it në rast se hyrja e tyre në Kosovë pamundësohet.Vizitën e tyre në Kosovë e kanë premtuar grupe të ndryshme parlamentare nga opozita, ndërkaq Këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar se do të mbaje mbledhjen e saj në pikëkalimet kufitare, ndonëse mund të mos jenë të gjithë. Gjatë tërë kohës mediat serbe kanë raportuar për serbët që qëndrojnë në barrikada gjatë tërë natës dhe qëndrimin e tyre për të mbrojtur vendin. Kjo, është konsideruar si dita D për Mitrovicën
Top Channel