Surprizë, Stosur fiton US Open

12/09/2011 23:50

Samanta Stosur është fituesja e US Open për femra. Australiania ka mundur në finale 2-0 me sete amerikanen  Serena Uilliams duke triumfuar për herë të parë në një prej kompeticioneve më të mëdhenj të tenisit botëror. (UPDATE)

Edhe pse ishte favoritja kryesore për këtë finale, amerikania nuk ka mundur të triumfojë ndaj Stosur e cila ishte shumë e saktë në goditjet e saj.

Australiania fitoi 6-2 setin e parë. Pritej që në setin e dytë amerikania Uilliams të reagonte, por nuk ndodhi kështu. Stosur e mbylli dhe atë 6-3 në favor të vet, duke u bërë dhe surpriza më e madhe e US Open.

27- vjecare futet në histori si australiania e parë që fiton US Open pas më shumë se 38 vjetësh. Më parë këtë trofe e kishte fituar Margaret Kurt në vitin 1973.

Ndërkohë Serena Uilliams rrezikon të përjashtohet nga turneu i ardhshëm Grand Slam, pas reagimit të ashpër në finale ndaj gjyqtares së ndeshjes.

Top Channel