Anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe në NATO mbeten edhe më tej prioritet kryesor për Shkupin. Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka premtuar se qeveria e drejtuar nga ai, në vitet e ardhshme do të vazhdojë angazhimin për zhbllokimin e proceseve euro-atlantike, luftën kundër korruspionit dhe zhvillimin e ekonomisë.
“Vazhdimi i reformave dhe modernizim të shtetit, përmirësimi i standardit të qytetarëve, integrimi i plotë në BE dhe NATO, janë prioritet tona. Kujdes për të gjithë, kontribut nga secili, drejtësi për secilin, ky është modeli për ardhmërinë. Kjo është perspektiva e qartë të cilën duhet të realizojmë për qytetarët tanë”, tha kryeministri Gruevski.
Këto komente Gruevski i bëri të premten në një konferëncë për 20 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i diplomacisë maqedonase,Nikolla Poposki. Ky i fundit tha se pengesa kryesore për integrimin e Maqedonisë mbetet çështja e pazgjidhur emrit.
“Republika e Maqedonisë sigurisht që ballafaqohet me shumë sfida në drejtim të integrimit të saj ndërkombëtar. Tejkalimi i kontestit të emrit, anëtarësimi në BE dhe NATO, mbeten prioritete tona strategjike për të cilat me përkushtim po punojmë”, tha ministri Popovski.
Një ditë më parë kryeministri Gruevski duke folur për cështjen e emrit ka bërë thirrje për unitet rreth kësaj cështje duke thënë se për ndryshimin ose jo të emrit do të vendosin qytetarët në referendum.
Top Channel