Prokuroria, hetim kabllogramëve

05/09/2011 15:00

Pas stuhisë mediatike që shkaktoi publikimi i kabllogramëve te Ambasades Amerikane, vihet në lëvizje edhe organi i Prokurorisë.

Me urdhër të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama mësohet jo zyrtarisht se është ngritur një grup i posacëm hetuesish, i kryesuar nga drejtori i hetimit dhe ndjekjes penale në organin qendror të akuzës Sokol Stojani, të cilët do të verifikojnë cdo kabllogram, ne te cilin permenden raste konkrete te korrupsionit dhe lidhjes se zyrtareve apo politikaneve me boten e krimit te organizuar.

Bëhet fjale për ceshtje konkrete sikurse dosja ‘Gerdeci’, dosja ‘Damir Fazllic’, dosja e ‘rruges Durres-Kukes’, dosja ‘Dritan Dajt’i e te tjera. Grupi i hetuesve qe po kryen keto verifikime eshte i perbere nga prokurore nga task- force nga prokuroria e Tiranes, kater eksperte te atashuar para tre muajsh ne organin qendror si dhe dy prokurore te Prokurorise se Pergjithshme. Se cfare do ndodhe me tej me keto verifikime, burimet ne prokurori nuk japin detaje pasi edhe na kabllograme zyrtaret e Ambasades Amerikane thone se nuk mund t’i vertetojne ligjerisht te tilla lidhje. Megjithate pritet te procedohet sikurse edhe ne rastet, kur prokuroria ka nisur verifikimet e me pas edhe hetimet bazuar ne faktet e bera publike ne media, sic ndodhi ne rastin e dosjes Damir Fazllic, ku task force mori shkas nga disa publikime ne shtypin e shkruar, per biznesmenin serbo-boshnjak duke e hetuar per pastrim parash.

“Kriminelët që bëjnë ligjin”

Mes ceshtjeve me pikante te zbardhura ne kabllogramet e ambasades amerikane eshte ajo e tragjedise se Gerdecit, nje histori qe ende zvarritet dyerve te gjykates. Kabllogramet tregojne per devijime te hetimeve dhe presione te qeverise ndaj Prokurorise.

Nderkohe qe pika kulmore ishte deponimi i munguar i ish-Shefit te Shtabit te Pergjithshem te ushtrise Luan Hoxha, i cili kishte rrefyer ne zyrat e Ambasades Amerikane mbi telefonatat qe kishte bere djali i kryeministrit Shkelzen Berisha, por ky informacion nuk i eshte dhene Prokurorise se Pergjithshme, pasi sic eshte shprehur Hoxha ai ndjehej i kercenuar.

Nje kapitull shokues ishte edhe ai i akuzave per numrin dy te policise shqiptare, Agron Kulicaj, ku sipas kabllogramëve ai ishte i korruptuar dhe i lidhur ndoshta edhe me kriminelin Dritan Dajti. Nje tjeter kabllogram i rendesishem per t’u verifikuar eshte edhe ai i qe mban titullin “Kriminelet qe bejne ligjin ne parlament”.
Raporti sekret i ambasades amerikane rendit nje liste deputetesh te rendesishem te parlamentit, sipas te ciles ata jane te lidhur me krimin e organizuar. Deputetet Gramoz Ruci, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sokol Olldashi, Lefter Koka, sipas kabllogrameve jane te lidhur me trafikun e droges dhe organizata kriminale. Nderkohe qe kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, citohet si pergjegjes per lirimin e nje krimineli per t’u perdorur per qellime elektorale.

Kabllogramet, PS: Të rinisin hetimet

Kabllogramet e Wikileaks për Shqipërinë që ngjasojnë me hapjen e kutisë se Pandorës për shkak të fakteve dhe zyrtarëve të lartë të përfshirë në skanadale të ndryshme, janë cilësuar nga socialistët si një mundësi themelore për Prokurorinë për t’i dhënë udhë hetimit të disa ngjarjeve ta pazbardhura.

Mbi të gjitha, sipas deputetit Taulant Balla, kabllogrami i qershorit 2008 ku gjatë një bisedë mes shefit të shtabit të kohës, Luan Hoxha dhe ambasadorit amerikan Withers përmendet edhe djali i kryeministrit Shkëlzen Berisha si një person i përfshirë në ngjarjen e Gërdecit.

“Wikileaks dhe kabllogramat diplomatikë ndihmojnë duke dhënë informacione shtesë mbi informacionet që Prokuroria ka administruar deri në proçesin e hetimit të Gërdecit dhe unë i bëj thirrje sot Prokurorisë së Përgjithshme që mbi këto informacione të rifillojë hetimin duke thirrur dhe duke marrë të gjitha masat e ndalimit të personit që përmendet si kreu i këtij krimi shtetëror,në rastin në fjalë djali i komunistit Sali Berisha”, është shprehur Balla.


Olldashi mohon akuzat

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka mohuar akuzat e publikuara nga sajti Wikileaks se ka ndikuar në lirimin e të burgosurve para zgjedhjeve të vitit 2009.

“Enkelejd Alibeaj në atë kohë ministër i Drejtësisë, menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit 2009, ka ndërmarrë një hetim bazuar në kërkesën e PS-së. Ç’sens do të kishte që unë implikokam ministrin e Drejtësisë për të liruar njerëzit nga burgjet dhe ministri i Drejtësisë heton vetëveten për proçedurën e lirimit nga burgu. Është marrëzi nga fillimi deri në fund. Jam tërësisht i gatshëm të vihem në dispozicion të institucioneve, duke filluar nga ato të drejtësisë, jam i gatshëm të raportojë përpara Kuvendit të Shqipërisë”, është shprehur Olldashi.

Ai, ashtu si një ditë më parë gjatë një interviste në Top Channel, thotë se vërtetësia e kabllogrameve që e lidhin atë dhe disa deputetë të tjerë të mazhorancës dhe opozitës me krimin, është e dyshimtë.

“Nuk kemi asnjë konfirmim nëse ky është një burim që vjen nga ambasada amerikane apo nga ndonjë burim që vjen nëpërmjet Wikileaks, kjo mbetet për t’u parë. Stili nuk më duket një stil zyrtar i të shkruarit, më duket një stil thashethemesh më tepër të tipit ballkanik sesa referuar një administrate serioze siç është administrata e SHBA-ve. Unë kam pasur fatin të jem ministër i Brendshëm i këtij vendi në një periudhë shumë të ngjeshur aktiviteti në luftën kundër krimit të, grupeve kriminale dhe trafikut të drogës dhe kam pasur fatin dhe privilegjin që të kem rezultate shumë të mira në këtë punë, rezultate që janë të çertifikuara nga raporte të BE-së dhe nga DASH në raportin e tij vjetor për Shqipërinë”, tha Olldashi.

 

Top Channel