Berisha: Të vijojë dialogu mes Prishtinës e Beogradit

03/08/2011 11:45

Shqiperia është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, por jo në zonat më të nxehta të Kosovës.

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se situata në veri është tërësisht nën kontroll të autoriteteve të Kosovës dhe prania e KFOR-it është një faktor madhor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.

“Ne bëjmë thirrje që këto zhvillime të mos shënojnë një bllokim të procesit të negociatave mes dy vendeve,pasi ky është interesi më i mirë jo vetem i te dy vendeve por edhe i gjithë rajonit”, tha kryeministri duke shtuar se është rasti që Beogradi të faktojë se është shkëputur nga ankthi i Serbisë së Madhe e duke përshëndetur njëkohësisht edhe qëndrimin e mbajtur nga presidenti serb Boris Tadic mbi këto ngjarje.

Aktet në veri të Kosovës, Berisha i konsideroi si veprime të një grushti kontrabandistësh, aventurierësh, kriminelësh dhe fallangash të Serbisë së Madhe, që kërcënojnë rendin kushtetues të një vendi të lirë dhe të pavarur.

Berisha, shqetesim per ngjarjet ne veri

Kryeministri Sali Berisha disa dite me pare shprehu shqetësimin e madh për ato që ai i quajti provokime të rrezikshme të bandave serbe në kufirin verior të Kosovës.

 “Mbështesim operacionet e qeverisë së
Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të fallangave të serbo-mëdhenjve në
kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e
armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se
fantazma e Serbisë së Madhe paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin
në rajon”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA