Zhduket mashtruesja misterioze

26/07/2011 15:20

Nje 50-vjecare, te ciles ende nuk i eshte gjetur nje fotografi e aq me
teper vendndodhja, eshte nen gjykim nga togat e zeza per mashtrimin te
25 shtetasve prej te cileve ka perfituar shume te konsiderueshme parash.

Gruaja per te cilen raportohet se eshte nga Dibra dhe me banim ne kryeqytet, quhet Marjeta Nurce. Ajo eshte e pandehur nderkohe e gjyqi mbahet peng per mos gjetjen e saj, megjithese gjykatesi Sokol Tona ka kerkuar disa here ndihmen e policise.

Ne dosjen ndaj 50-vjecares jane te depozituara si adrese nje akt-themelimi i shoqates, ku ajo eshte drejtuese dhe nje seli ne Bathore prej nga ajo kryente aktivitetin. Sipas prokurorise Marjeta Nurce ka mashtruar qe prej vitit 2008 e ne vijim 25 persona duke ju premtuar atyre se do t’i punesonte ne Itali. Ne shkembim te ketij nderi gruaja merrte fillimisht nje fotokopje te pasaportes te te interesuarve dhe me tej shumen nga 800 euro ne 2000 euro.

Por sipas prokurise gruaja sapo ka grumbuluar leket eshte zhdukur pa asnje gjurme. Ajo madje nuk ka paguar as detyrimet e ambienteve te marra me qira per zyrat e shoqates se saj. Nderkohe ne shtator gjykatesi Sokol Tona vendosi te therrase si deshmitare disa persona te tjere te deklaruar si anetare te shoqates, por qe sipas prokurorise edhe ata jane mashtruar sepse ne kohe te ndryshme i kane dhene gruas shuma parash te kerkuara prej saj ne formen e borxhit.

Top Channel