Fëmija që nuk di të qeshë

09/05/2011 15:50

9-vjeçari Harvey Hole ka aftësinë e jashtëzakonshme që të tregojë barcaleta me shokët e tij dhe të mos shfaqë asnjë emocion në fytyrë.

Një sëmundje shumë e rrallë që quhet Sindroma Moebius nuk e lejon Harvey-n të qeshë. Karakteristika e kësaj sëmundjeje është paraliza e përhershme e fytyrës për shkak të mungesës së disa nervave të saj.

Por, ky handikap nuk e pengon djaloshin që të bëjë të qeshë të gjithë fëmijët e Doncaster (Angli).

Personat e prekur nga kjo sindromë jo vetëm që nuk mund të qeshin, por nuk mund të shprehin asnjë lloj emocioni me mimikën e fytyrës, madje edhe sytë nuk mund t’i lëvizin.

Kjo sëmundje vihet re që kur lind një fëmijë për shkak se ata që janë të prekur kanë probleme me mbylljen e gojës dhe kanë një gjuhë të shkurtër dhe të deformuar.

 

Top Channel