“Batmani” vuan vetminë

14/04/2011 17:10

I bërë i njohur falë roleve të tij si Batmani, Val Kilmer shijoi shoqërinë e disa prej femrave më të bukura të planetit gjatë viteve të tij të rinisë.

Megjithatë, ai dukej veçanërisht i vetmuar ditën e hënë, ndërsa u ul të pinte i vetmuar një kafe në një lokal të Beverli Hills.

51-vjeçari, i veshur me xhinse dhe një bluzë të vjetër të kuqe, dukej shumë larg ditëve kur ai konsiderohej si një prej meshkujve më tërheqës të Hollivudit.

Kilmer, i cili më parë ka qenë i lidhur me emra si Cindy Crawford apo Paris Hilton, duket shumë larg Batmanit dhe shumë pranë Jim Morrision-it, liderit të “Three Doors Down”, të cilin e portretizoi në një film në vitin 1991.

Top Channel