Tiranë, Rama pret ambasadorët

24/01/2011 17:20

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, të akredituar në Tiranë, kanë nisur para pak castesh një takim me kryetarin e PS, Edi Rama.

Sipas informacioneve të fundit, takimi mes diplomatëve dhe liderit të opozitës po zhvillohet në selinë rozë.

Takimi, në qendër të të cilit është situata politike, vjen pas atij që ambasadorët zhvilluan dje me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë.

Pas protestës së 21 janarit, diplomatë të shumtë të vendeve evropiane, por edhe të SHBA kanë bërë vazhdimisht thirrje për qetësi dhe dialog. Detaje të takimit që është në zhvillim e sipër pritet të zbardhen në përfundim të tij.

Top Channel