Clinton, presion Kinës për Iranin

19/01/2011 17:20

Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, bëri të ditur në një emision të mëngjesit në SHBA se administrata Obama do të ushtrojë presion mbi presidentin kinez Hu Jintao, për të forcuar sanksionet e Pekinit mbi Iranin.

Sipas ekspertëve, vizita e liderit kinez është më e rëndësishmja e ndonjë udhëheqësi të Pekinit në 30 vitet e fundit, ndërsa çështje të shumta me karakter ekonomik, ushtarak, politik dhe diplomatik, duhet të diskutohen.

”Mendoj se të gjithë kanë të qartë se autoritetet amerikane do të donin të bashkëpunonin më shumë me qeverinë kineze në disa aspekte të ndryshme”, deklaroi Clinton.

”Një prej tyre është edhe situata në Iran. Nëse kinezët do të forcojnë sanskionet e tyre ndaj qeverisë së Teheranit, atëherë ata do të ndihmojnë për të forcuar sigurinë dhe paqen në botë”.

Top Channel