Rriten cmimet e biletave të udhëtimeve

16/12/2010 15:00

Kërkesa në rritje për të udhëtuar drejt vendeve të zones shengen pas
liberalizmit të vizave ka rritur cmimin e biletave, vecanërisht të
agjensive ajrore.

Qytetaret qe paraqiten per te prenotuar ose ata qe kishin prenotuar nje muaj me pare kane mesuar se cmimet kane pesuar rritje me 50 deri ne 100 euro me shume.

Gjithmone ne prag te festave kompanite ajrore rrisin cmimin e biletave por ne nje perqindje me te ulet se sa kete vit. Madje ka nga ato kompani qe presin te bejne nje tjeter rritje ne ditet e metejshme, saqe kur paraqiten qytetaret per te blere bileten, agjensite e udhetimin nuk dine t’u japin cmimin pasi kompania ende nuk e ka vendosur.

Ne agjencitë e udhetimit thone se qe pas dates 15 dhjetor ka nje rritje te prenotimit te biletave. Nje pjese e qytetarev prenotojne online, ose emigrantet ua kane prenotuar nga vendi ku ata jetojne te afermeve te tyre ne shqiperi, por nje fluks me i madh pritet pas dates 20 dhjetor.

 “Ka patur një fluks prenotimesh dhe rritje të kërkesave për bileta krahasuar me vitet e tjera. Kërkesa për udhëtime është më e madhe se vjet”, u shpreh Blenard Gila, administrator i nje agjencie udhetimesh.

Per shkak te informcionit te munguara mbi dokumenta qe u duhet te kene per te levizur ne zonen Shengen, qytetaret trokasin here pas here neper dyert e agjensive per te mesuar rreth tyre nga frika se mos do te kthehen sic ndodhi nje dite me pare me disa prej tyre.

Top Channel