Mësuesit “dhurojne” shpërblimin

10/12/2010 15:25

Qeveria u merr mësuesve shpërblimin e fund vitit prej 10 mije lekësh duke i vene në sedër, për të kontribuar për banorët në zonat e përmbytura.

Ne te gjitha shkollat e Tiranes ka mberritur nje direktive nga Drejtoria Arsimore ku kerkohet qe te listohen te gjithe mesuesit qe do te lene shumen me te cilen do te blinin gjelin dhe embelsiren per Vit te Ri.

Mesuesit hezitojne te shprehen per kete iniciative edhe pse nje pjese e tyre nuk jane dakort. Drejtoresha e shkolles ‘Lidhja e Prizrenit’ shprehet se kishin planifikuar qe t’u pergatisnin pako ushqimore por tashme kane vendosur te kontribuojne ne para.

Ne te gjithe vendin numerohen rreth 35 mije mesues, te cilet nese do te refuzojne shperblimin e fundvitit perllogaritet nje shume prej 3.5 miliard leke.

Por ne mes tyre ka dhe nga ata te cilet jo se nuk duan por paga e vogel e mesuesit dhe shperblimi modest i fundvitit i detyron ata te mendojne se qeveria mund te gjente nje alternative tjeter per t’u ardhur ne ndihme banoreve pa i vene ata ne seder edhe pse tashme druajne se mund te rrezikojne edhe vendin e punes.

Top Channel