Alarmi: Shqipëria po rrëshket

06/12/2010 16:25

Specialistet e tokës mendojnë se erozioni në të gjithë vendin këtë vit është 25 % më i lartë se mesatarja e dhjetë viteve të fundit.

Reshjet e shiut, por edhe prerja e pyjeve dhe e kullotave kane ndikuar ne rritje e gerryerjes se tokes dhe te lumenjve ne vend.

“Me këto reshje me intensitet të lartë, në një periudhë të shkurtër, gërryeshmëria e tokës mund të jetë 30 -40 tonë për hektarë. Nga prishjet e lumenjve gërryerja e tokës është e paparashikueshme”, u shpreh profesor Vangjo Kovaci.

Shqiperia eshte nje vend i ekspozuar nga erozioni, por mungesa e investimeve ne ruajtjen e tokes, ka rritur perhapjen e ketij fenomeni ne vend. Profesor Kovaci kërkon mbrojtjen e pyjeve, të pemëve për të mos patur shkatërrim të tokës.

Profesor Vangjo Kovaci thekson se ne keto kushte, eshte shume e rendesishme per vendin qe te krijohet nje grup specialistesh te cilet te hartojne strategji afatshkurtra dhe afatgjata per mbrojtjen e tokes.

“Te krijohet mundesia e nje qendre te madhe kombetare ku aty do te perfshija token, shkurret, livadhet, kullotat, ujin dhe klimen me te gjithe treguesve te saj”, u shpreh Kovaci.

Apeli i shume inxhiniereve dhe profesoreve, ne keto dite te veshtira per mijëra qytetare ne veri dhe jug te vendin eshte ngritja e nje njesie specialistesh te cilet te hartojne nje plan masash per kalimin e kesaj situate emergjente.

Top Channel