Përmbytjet, banorët e Fushë Kuqes në protestë

06/12/2010 09:25

Banorët e Fushë Kuqes, në Fushë-Krujë, kanë dalë në protestë duke bllokuar aksin nacional pas përmbytjeve që kanë përfshirë këtë zonë.

Sipas tyre, kjo është përmbytja e dytë në 20 ditë që po vuajnë.

Banorët e Fushë Kuqes kërkojnë të merren masa për dëmshpërblimin e tyre dhe shprehen se askush nuk ka ardhur t’i shohë pas përmbytjeve.

Top Channel