Nga Unaza, rruga për në Paris

07/11/2010 16:10

Në rrugët e kryeqytetit përveç tabelave sinjalizuese për automjetet, në krahë të tyre janë vendosur edhe disa tabela të cilat tregojnë drejtimin dhe distancën për në qytete të ndryshme të Europës.

Tabelat janë pjesë e fushatës së qeverisë për liberalizimin e vizave, por ato kanë shkaktuar konfuzion tek qytetarët e Tiranës.

“Sipas Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë keto tabela shkelin rregullat e qarkullimit rrugor”, shprehet një qytetar.

Ka nga ata të cilët shprehen se tabelat tregojnë që do hyjmë në Europë, por ka dhe nga ata qytetarë të cilët janë të paqartë për praninë e këtyre tabelave dhe ende nuk e kanë kuptuar qëllimin përse janë vendosur ato.

Përveç simbolikës dhe gëzimit për lëvizjen e lirë, prania e këtyre tabelave në rrugët kryesore të kryeqytetit mund të shkaktojë paqartësi për qytetarët të cilët lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit me automjete apo për vizitorët e huaj.

Top Channel