Publicitet
Ekstradimi i Kumbaros, niset letërporosia
21/06/2010 19:55

Ekstradimi i Kumbaros, niset letërporosia
Ministria e Drejtësisë në Tiranë ka dërguar dokumentacionin e plotë palës angleze për ekstradimin e Ilir Kumbaros, bazuar në një fletë arresti lëshuar vitin e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pas lajmit në Top Channel, burime të sigurta zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë thane se, britanikëve u është dërguar një informacion në fund të marsit të këtij viti, pas kërkesës së bërë prej tyre, ku kërkohej edhe një shtesë të dhënash për të kryer ekstradimin e Kumbaros.

Letërporosia ka patur numër protokolli 46/4 dhe është nisur në datë 29 mars. Dërgimi, sipas të njëjtit burim, është bërë në rrugë diplomatike dhe është ruajtur sekreti për shkak të klasifikimit që ka kjo dosje.

Duke u bazuar në të njëjtin ligj për sekretin, Ministria e Brendshme britanike pranon vetëm se, kanë kërkuar për cështjen “Kumbaro” një informacion shtesë.

Ndërsa informacionet e duhura për shtetin britanik janë nisur pasi Gjykata e Apelit në Londër pushoi cështjen e ekstradimit të tij për të patur më shumë të dhëna.

Vendimi u mor në dhjetor 2009 dhe vetem pak kohë më vonë Shqipëria ka dërguar edhe informacionet shtesë.

Mbi Kumbaron rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, për rrëmbimin dhe torturimin e biznesmenit Zizo Kristopuli dhe Avdyl Loshajt, si edhe te zhdukjes se biznesmenit Remzi Hoxha.

Vendos ne Facebook
Kronika
P U B L I C I T E T
Me te lexuarat
© Top Channel 2001-2010 / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Shqip - TAR - Digitalb -Top Gold - VGA Studio