Rritja e borxhit publik, FMN: Nisi në 2008

10/06/2010 15:25

Borxhi publik i Shqipërisë është sot më i larti që nga viti 2003.

Përtej deklaratave politike të kryeministrit, në vitin 2005, kur mazhoranca aktuale erdhi në pushtet, borxhi publik ishte sipas Fondit Monetar 57.7 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto ose 2 për qind më i ulët nga shifra aktuale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria e ka patur borxhin publik 72 për qind ashtu sikur thotë kryeministri vetëm në vitin 1999, dy vjet pasi vendi përjetoi kolapsin financiar që shkaktuan skemat piramidale. Që nga ajo kohë borxhi ka ardhur në rënie konstate nga viti në vit. Por  kjo tendencë u përmbys në vitin 2008, kur borxhi u rrit për herë të parë pas dhjetë vitesh. Fillimisht me 1.3 për qind e PBB-së dhe më pas vitin e kaluar ku rritja ishte 4.5 për qind krahasuar me 2008, kryesisht për shkak të stimulit fiskal, rritjes së investimeve publike. Këtë vit qeveria është zotuar se do e ulë borxhin

Misioni i fundit i FMN në Tiranë i kërkoi qeverisë ligj të posacëm për të mbajtur nën kontroll borxhin publik, i cili duhet të synonte kufizimin e shpenzimeve qeveritare. Nëse kjo nuk do të ndodh, FMN vlerëson se borxhi publik do të rritet deri në vitin 2013.

Top Channel