Femrat e bukura i stresojnë meshkujt

04/05/2010 17:10

Mjaftojnë vetëm 5 minuta në një dhomë me një femër të bukur për të shkaktuar stresin tek meshkujt.

Këtë e bën të ditur një studim i kërkuesve në Universitetin e Valencias. Ata kanë testuar 84 meshkuj duke u kërkuar atyre të qëndrojnë në një dhomë me një femër dhe një mashkull tjetër ku duhej të zgjidhinin një Sudok.

Gjatë kësaj kohe është monitoruar niveli i kortizolit, hormoni i lidhur ngushtë me stresin. Fillimisht niveli nuk ka pësuar ndryshime, por në momentin që mashkulli ka ngelur vetëm me femrën, sasia e kortizolit është rritur ndjeshëm.

Top Channel