Mjeke prane protestuesve

20/11/2009 15:45

Autoritetet shendetesore deklarojne se do te ofrojne sherbim 24 ore dhe ambulance te posacme ne ambientet ku do te zhvillohet protesta e opozites.

Ne kushtet si do te zhvillohet protesta ku eshte parashikuar qe protestuesit  te qendrojne ne cadra edhe gjate oreve te nates dhe ne kushtet e qarkullimit te dy viruseve te gripit, drejtues te shendetesise thone se duhet te kemi sitaten ne kontroll.

“Ka urdher te ministrit dhe nje grup me specialiste do te qendrojne ne gatishmeri per cdo problem”, u shpreh drejtori i Planifikimit dhe Politikave Shendetesore.
 
Drejtues te Shendetesise kerkojne gjithashtu te mos plotizohet deklarat e meprashme e ministrit te Shendetesise Petrit Vasili dhene nje dite me pare mbi rrezikun e perhapjes se epidemise si pasoje e grumbullimeve masive, pasi sipas tyre nuk ishte perpjekje per te nxitur mospjesemarrjen e qytetareve ne proteste.

Top Channel