SHBA: Bojkoti? Gjeni dialogun

13/11/2009 15:05

Ambasadori amerikan Xhon Uithers ka perseritur thirrjet e komunitetit nderkombetar, duke kerkuar zgjidhjen e krizes politike. (UPDATE)

Per Withers, bojkoti i opozites eshte ne dem te interesave te Shqiperise dhe per kete arsye udheheqesit politike shqiptare duhet te gjejne dialogun politik per te tejkaluar kete ngerc.

“Patem nje takim vertet informues dhe produktiv me kryetaren e Kuvendit. Do te doja qe ajo ta karakterizonte permbajtjen dhe natyren e ketij diskutimi, por une do te doja te terhiqja vemendjen tuaj per nje ceshtje tjeter: sic mund te keni pare raportimet e shtypit sot, ne lidhje me pozicionin e qeverise amerikane, mbi bojkotin aktual te opozites. Ajo qe dua te qartesoj ne lidhje me keto raportime eshte se une mendoj se ato japin nje panorama keqinterpretuese ose jo teresisht te qarte te pozicionit tone. Qendrimi yne ne te vertete eshte qe per te miren e gjerave dialogu te mund te zhvillohej mes aktoreve politike per te prodhuar nje kompromis, qe mund t’i jepte fund ketij ngerci politik. Mendoj se ne te tere ndjejme qe duke mos pasur opoziten ne Parlament, kjo nuk eshte nje gje e mire per vendin ne teresi ne duam ta shohim kete te zgjidhur, por ne mendojme se eshte abosolutisht vitale qe kjo eshte nje ceshtje qe duhet te zgjidhet nga lidershipi politik shqiptar. Ne shpresojme qe ata mund ta zgjidhin ndermjet tyre dhe qe gjerat te kthehen ashtu sic duhet te jene”, tha pas takimit Withers.     

Top Channel