“Gerdeci” Rama: Gjykata vendos

15/09/2009 12:10

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka reaguar me tone te qeta nje dite pas vendimit te Gjykates se Larte per pushimin e ceshtjes gjyqesore ne ngarkim te ish-ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediut. (UPDATE)

Numri nje i akuzes u shpreh se, prokuroria ka bere detyren e saj, ndersa eshte ne kompetencen e gjykates te marre nje vendim.

“Qendrimi i gjykates eshte nje konceptim i normave kushtetuese. Ne kemi mbajtur nje qendrim te ndryshem, kemi dhene argumenta po ne fund te fundit eshte gjykata ajo qe vendos”, u shpreh Ina Rama.

Vendimi per pushimin e ceshtjes gjyqesore ndaj Mediut u mor te henen ne mesdite nga Gjykata e Larte, pas kerkeses se avokateve te zotit Mediu.

Pas ketij vendimi vete i pandehuri reagoi duke kerkuar nga gjykata te gjeje instrumentat ligjore per te vazhduar procedimin penal te tij.

Mediu tha se nuk ka kerkuar pushimin e ceshtjes por vazhdimin e ketij procesi.

 

Top Channel