E martë, 16 Korrik 2019
Inter nuk dorëzohet, synon Dzekon dhe Lukakun

Inter kërkon me patjetër dy sulmues dhe nuk heq dorë nga Dzeko dhe Lukaku. Trajneri Conte u ka bërë të ditur drejtuesve emrat që kërkon të ketë në sulm.

E shtunë, 13 Korrik 2019
Griezmann te Barcelona/ Atletico iu hap luftë katalanasve

Antoine Griezmann është futbollist i Barcelonës. Pasditen e së premtes avokati i sulmuesit francez u paraqit në zyrat e La Ligës për të depozituar pagesën e klauzolës së kontratës së Griezmann prej 120 milionë Euro.

Murillo “braktis” Spanjën, rikthehet në Seria A

Jeison Murillo rikthehet sërish në Seria A. Mbrojtësi kolumbian do të luajë me fanellën e Sampdorias, dy vite pasi ai la Interin për t’u transferuar te Valencia në La Liga.

E hënë, 17 Qershor 2019
Coutinho në merkato, pritet të kalojë tek United

Barcelona po kërkon që të largojë sa më shpejt të jetë e mundur futbollistë të saj dhe një prej tyre është Phillipe Coutinho.

E shtunë, 15 Qershor 2019
Pushime futbollistësh/ Mbyllet sezoni, të gjithë në plazhe

Me mbylljen e të gjithë impenjimeve futbollistike, lojtarë e trajnerë ndihen të lirë të nisin pushimet e tyre në këto ditë të nxehta vere.

Napoli bind Lozanon, ofron 50 milionë euro për PSV-në

Aurelio De Laurentiis ka ndërmend t’i kënaqë dëshirat e merkatos, trajnerit Carlo Ancelotti dhe ka urdhëruar drejtorin sportiv Giuntoli, që të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për transferimin e sulmuesit meksikan Hirving Lozano.

S’ka më dilema, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i Juventusit

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Ditën e djeshme, në aksin Milano-Londër ka pasur zhvillime të shumta, që u konkretizuan me arritjen e marrëveshjes që do të sjellë Sarrin në Torino.

E enjte, 13 Qershor 2019
Casillas thotë “Mjaft”

Iker Casillas është gati të varë dorezat në gozhdë. Sipas të përditshmes portugeze ‘O Jogo’, portieri spanjoll në të vërtetë ka vendosur që të mos u kthehet fushave të lojës pas infarktit të pësuar në 2 maj në seancën stërvitore të 2 majit.

Tregu i futbollit

Njihuni me të rejat më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

E shtunë, 08 Qershor 2019
Godet Kukësi, afron një mesfushor dhe një portier në skuadër

Pasi largoi disa nga futbollistët që ishin pjesë e organikës në sezonin që sapo u mbyll, Kukësi ka nisur punën me merkaton në hyrje, duke prezantuar edhe dy afrimet e para të verës. Bëhet fjalë për mesfushorin Emiliano Musta dhe portierin Ilir Avdyli,

E martë, 04 Qershor 2019
“Ai është një prej trajnerëve më të mirë”; Beckenbauer dëshiron Klopp tek Bayern

Jurgen Klopp është tashmë imazhi i Liverpool, por Franz Beckenbauer shpreson se një ditë ai mund të bindet për të drejtuar Bayern Munchen.

E enjte, 30 Maj 2019
Simone Inzaghi pranë firmës me Milanin

Milani do të riniset nga Simone Inzaghi. Ivan Gazidis, administratori i deleguar i kuqezinjve ka zgjedhur pikërisht teknikun aktual të Lazios si pasues të Genaro Gattusos në stolin e kuqezinjve.

Shkarkohet Spalleti, gjithçka gati për Conten

Spalleti nuk do të jetë më trajneri i Interit, ky është vendimi i marrë nga drejtuesit e klubit zikaltër, të cilët kanë komunikuar sot përmes rrjeteve sociale vendimin për shkarkim.

E hënë, 27 Maj 2019
Valverde drejt shkarkimit, drejtuesit e Barçës mendojnë për një italian

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, por edhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit përballë Valencias, kanë tronditur pozitat e trajnerit Ernesto Valverde te Barcelona.

E enjte, 23 Maj 2019
Guardiola tek Juventus? Supozimi që turbullon mendjen e tifozëve

“Juventusi dhe Guardiola kanë arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme”. Një lajm që vjen si “bombë atomike” në fillim të kësaj merkatoje vere nga agjencia “AGI” paraditen e kësaj të enjteje dhe që bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit për të parë Cristiano Ronaldon dhe Pep Guardiolën të punojnë së bashku.

E mërkurë, 22 Maj 2019
Dortmund firmos për 5 vite me Hazard

Borussia e Dortmundit nuk ndalet më në merkato. Verdhezinjtë kanë zyrtarizuar blerjen e dytë në harkun e pak orëve, teksa kanë siguruar shërbimet e Thorgan Hazard nga Borussia Moenchengladbach.

Varane “zhduk” dyshimet për të ardhmen

Deri para disa muajsh largimi i tij nga Reali i Madridit dukej i sigurt në fund të këtij sezoni, por mesa duket edhe Raphael Varane do të ndjekë të njëjtën rrugë si Toni Kroos që vetëm dy ditë më parë rinovoi zyrtarisht kontratën e tij me Los Blancos.

Hysaj drejt Anglisë, e do një tjetër skuadër londineze!

Shumë zhurmë për asgjë. Deri tani kanë qenë vetëm fjalë, megjithatë emri i Elseid Hysajt vazhdon të lakohet në Angli, aty ku tashmë e kërkon një tjetër skuadër londineze.

E shtunë, 18 Maj 2019
Messi & Co, kundër blerjes së Griezmann

Pak ditë më parë Antoinne Griezmann u dha lamtumirën fansave të Atleticos së Madridit nëpërmjet një video-mesazhi ku njoftonte se do të largohej këtë verë nga “Wanda Metropolitana”, në kërkim të një tjetër aventure.

E premte, 17 Maj 2019
Allegri ikën nga Juve

Kur të gjithë palët e përfshira konfirmonin vazhdimin e aventurës në futboll dhe me një projekt të ri që do të afronte klubin me Ligën e Kampioneve, vjen edhe divorci i bujshëm në kampin e Juventus.

Donnarumma del në shitje, PSG gati

Pasi dështoi të sigurojë prapavijën me një portier veteran si Gianluigi Buffon, tani skuadra kampione e Francës kërkon t’i besojë një tjetër italiani, më të ri në moshë dhe me aftësi të konfirmuara.