Halbauer: Ëndërroj heqjen e barrikadës
Komandanti i KFOR-it, Walker Halbauer është shprehur se ëndërron që
brenda mandatit të tij, deri në shtator të këtij viti, barrikada në urën
kryesore mbi lumin Ibër do të hiqet në mënyrë paqësore.
FSK, i paqartë roli në veri
Ende mbetet e paqartë se cili do të jetë roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës në lidhje me veriun. Më herët është raportuar se, pas marrëveshjes Kosovë-Serbi FSK nuk do të mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it.
Zbatimi në terren i marrëveshjes
Fati i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet pikërisht nga zbatimi i saj në veriun e Kosovës. Ky është vlerësimi i subjekteve politike që kanë mbështetur këtë marrëveshje, në ditën që delegacionet përkatëse janë takuar në Bruksel për të hartuar planin e zbatimit të saj.
Serbët e veriut kundër marrëveshjes
Kryeministrit serb Ivica Dacic dhe zëvendësit të tij, Aleksandar Vucic, nuk i kanë mjaftuar as katër orë për të bindur serbët të pranojnë atë që është nënshkruar. Serbët e veriut të Kosovës kërkojnë referendum për marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Serbët në veri bllokojnë rrugën
Autoritetet kosovare sigurojnë se do ta ndalojnë destabilizimin e veriut në rast se serbët e atjeshëm shkaktojnë trazira në kundërshtim të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Veri, siguria mbetet e brishtë
Situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e paqëndrueshme. Kështu kanë vlerësuar të hënën në Komitetin e Sigurisë, përfaqësuesit e strukturave komunale dhe ata të sigurisë në Mitrovicë.
Sulmohet çifti shqiptaro-serb
Shtëpia e një banori serb në Istog është sulmuar me eksploziv mbrëmjen e
së mërkurës, për fat të mirë pa pasur pasoja në njerëz.
Veriu, serbët bëjnë thirrje për unitet
Kryetarët ilegalë të komunave në veri të Kosovës u bëjnë thirrje qytetarëve serbë të jenë të qetë dhe të bashkuar në mbrojtjen e shtëpive të tyre, familjeve dhe të Kosovës në kuadër të Serbisë, duke vlerësuar se nuk ka vend për panik.
Mitrovicë, situata e paqëndrueshme
Situata e sigurisë në veri të Mitrovicës është e qetë, por jo e qëndrueshme, kanë vlerësuan zyrtarët vendorë dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë.
Mitrovicë, digjet zyra e Ivanoviç
Një zjarr i rënë mbrëmjen e së hënës në veri të Mitrovicës ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare, lëvizje e udhëhequr nga politikani serb Oliver Ivanoviç.
Veriu, Kosova mendon planin B
Qeveria e Kosovës paralajmëron se bashkë me faktorin ndërkombëtar do të intensifikojë aktivitetet për normalizimin e situatës ne veri të Kosovës në rast dështimi të marrëveshjes së dy prillit.
Serbia, 9 pika për marrëveshjen
Serbia ka përcaktuar nëntë pika, në bazë të të cilave do të nënshkruajë ose jo marrëveshjen me Kosovën për komunat serbe, e cila do ta zgjidhte problemin e veriut.
Dokumenti i pavlerë i Beogradit
Një draft-marrëveshje prej 10 pikash, e publikuar nga mediat serbe, është një dokument i pavlerë, që nuk ekziston dhe që nuk është dorëzuar as në Bruksel e Prishtinë, por as në Beograd.
Mitrovicë, përleshje me thika
Një person ka humbur jetën në përleshje mes disa personave dhe dy të tjerë janë plagpsur me thika në orët e vona të natës mes së hënës dhe së martës, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë.
Kosovë, rriten patrullimet në veri
Për shkak të sulmeve të fundit me granata dhe shtimit të akteve të dhunës të cilat rrezikojnë sigurinë publike, Policia e Kosovës dhe EULEX-i do të rrisin praninë e tyre policore në pjesën veriore të Mitrovicës.
Borchardt viziton Mitrovicën
Banorët e pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës, vazhdojnë të mos gjejnë qetësi në kohën e gjumit. Në këtë pjesë të Kosovës, pak pas orës 1 të së martës u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, në rrugën “Tanaska Rajiç”.