Amnistia e Pavarësisë
1000 persona të dënuar nga gjykata me shërbimin e provës prej të cilëve 700 kanë marrë këtë dënim alternativ për akuzen e vjedhjes, përfitojnë nga amnistia e cila hyn në fuqi Ditën e Flamurit me 28 nëntor.
Nderohen firmëtarët e Pavarësisë
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi një nga seancat më mbresëlënëse të tij, jo me deputetët, por me familjarë dhe të afërt të 40 firmëtarëve të Pavarësisë dhe të anëtarëve të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës, që konsiderohet si përpjekja e parë pas shpalljes së Pavarësisë, për të ndërtuar shtetin shqiptar.
Festa në Shtëpinë e Flamurit
Pak orë kanë mbetur nga 28 Nëntori dhe Shqipëria e pavarur mbush 100 vjeç. Për të përcjellë atmosferën që ka kapluar qytetin e Vlorës, aty ku u ngrit për herë të dytë nga Ismail Qemali flamuri i Skënderbeut, emisioni “Shqip” u transferua në Shtëpinë e Pavarësisë.
100-vjetori rikthen ambasadorët amerikanë
Ambasada Amerikane në Tiranë shtroi një pritje në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku pjesëmarrës, përveç ambasadorit aktual, Alexander Arvizu, ishin edhe dy ish-ambasadorët, William E.Ryerson dhe John L. Withers II.
Nderime heronjve të Pavarësisë
Shkodra ka nderuar rolin e Luigj Gurakuqit dhe Isa Boletinit në shpalljen e pavarësisë së vendit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për ta, vendosi kurora me lule në monumentet e tyre.
Mesapik, memorial për Ismail Qemalin
Banorët e zonës së lumit të Vlorës në Mesapik përuruan të shtunën ndërtimin e memorialit kushtuar Ismail Qemalit. Përurimi është kthyer në një festë të vërtetë për këtë fshat.
Mitrovicë, përurohet shtatorja e Isa Boletinit
Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Mitrovicë u bë përurimi i shtatores së heroit Isa Boletini. Me këtë rast u vlerësua lart figura e Boletinit dhe kontributi i tij për themelimin e shtetit shqiptar.
Vijon marshimi i “Vatrës” drejt Vlorës
Aktivistë të shoqatës kombëtare "Vatra" të Kosovës Lindore, përmes një maratone në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë, do të shënojnë festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.
“Monedha Shqiptare” në Prishtinë
Historia ndër vite e monedhave dhe kartmonedhave shqiptare është paraqitur të premten në Muzeun e Kosovës, në ekspozitën e organizuar nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës, me rastin e 100-vjetori të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Prishtinë, studentët vishen kuqezi
Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës, të mbështjellë me flamuj kombëtar, kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit kosovar mëngjesin e së premtes.
100-vjetori, moment feste apo reflektimi?
Vetëm një javë larg 100-vjetorit të pavarësisë, të dy kampet janë në një kompeticion deri në kufijtë e qesharakes, në përballjet e tyre politike dhe kritikat e ndërsjellta për qasjen reciproke ndaj këtij momenti historik të shtetit shqiptar.
FRESSH shpërndan flamuj
Të rinjtë eurosocialistë të Mirditës kanë jetësuar nismën për ngjyrimin e qyteteve të tyre me ngjyrat kuq e zi të flamurit, duke dhuruar për çdo familje një flamur.
Ekspozohen armët e Skënderbeut
Asnjëherë më parë, të paktën në historinë e ketyre dy dekadave të fundit, Muzeu Kombëtar nuk ka qenë më i lakmuar se në këtë fund nëntori.
Google kuqezi më 28 nëntor?
Që në 28 nëntor, faqja e Google-it të hapet me flamurin kuqezi në nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Peticioni i drejtuar kompanisë nga i riu korçar, Klajdi Hëna, duhet të ketë të paktën 50.000 firma.
100-vjetori, Kuvendi nderon ish-kryeministrat
Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderoi ish-kryeministrat e vendit në 20-vitet e fundit si dhe figura të tjera më kontribut në historinë moderne të shtetit shqiptar.