Iran, ekzekutohen dy "spiunët" e CIA-s
Dy persona, të akuzuar si spiunë të CIA-s dhe "Mossad"-it izraelit u ekzekutuan me varje në Iran ditën e dielë, informoi televizioni shtetëror i vendit aziatik.
Rekordi iranian, 686 kandidatë për president
Me qindra kandidatë potencialë synojnë të shndërrohen në pasardhësin e presidentit Mahmoud Ahmadinejad, duke regjistruar emrin e tyre në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në afatin e përcaktuar.
Programi bërthamor, s’ka marrëveshje me Iranin
Raundi i dytë i bisedimeve dy-ditore mes mes fuqive botërore dhe Iranit në lidhje me programin e tij bërthamor, që u mbajtën në qytetin e Kazakistanit Alamtia, ashtu sikundër pritej, kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.
Bisedimet me Iranin: Shumë pak progres
Përfaqësues të 6 vendeve më të fuqishme të botës dhe Iranit mbyllën një ditë pa fryte në tryezën e bisedimeve, gjatë ditës së premte në Kazakistan, pasi u përpoqën të gjenin një zgjidhje për programin e debatueshëm bërthamor të Teheranit.
Obama: Irani mund “të ulë tensionet bërthamore”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka ofruar Iranit një “zgjidhje praktike”, nëse me të vërtetë synon zhvillimet bërthamore për qëllime paqësore, në vend të krijimit të armëve bërthamore.
Gazsjellësi Iran-Pakistan irriton SHBA-në
Presidentët i Iranit dhe ai i Pakistanit, Mahmoud Ahmadinejad dhe Asif Ali Zardari, përkatësisht, inaguruan një gazsjellës subjekt kritikash dhe kërcënimesh, që lidh dy vendet fqinje aziatike midis tyre.
Biden: Irani, Obama nuk tallet
“Presidenti amerikan nuk mund të bëjë bllof dhe nuk e bën këtë gjë”. Janë këto fjalët e shqiptuara të hënën nga zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden në konferencën vjetore të Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështjet Publike, lobi më i madh izraelit në SHBA.
Çështja bërthamore, OKB: Irani nuk bashkëpunon
“Irani nuk po bashkëpunon me komunitetin ndërkombëtar në bisedimet rreth programit të tij bërthamor, duke e bërë të vështirë për Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së (ANEA) që të ofrojë garanci për qëllimet paqësore të vendit”.
Kompromisi i parë në bisedimet Iran-“5+1”
Negociatat midis Iranit dhe pesë vendeve me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, plus Gjermania, dhanë rezultatin e parë pozitiv, pasi palët pranuan që të takohen sërisht në distancë disa-javore, për një seancë të re bisedimesh midis ekspertësh.
Rifillojnë bisedimet Iran-5+1
Një raund i ri bisedimesh mes fuqive të mëdha dhe Iranit mbi programin e
tij bërthamor ka filluar në qytetin Almati, në Kazakistan. Diskutimet
janë të parat që prej korrikut 2012, kur u mbyllën pa një rezultat.
Irani: Nuk dëshirojmë bombën
“Nëse do të dëshironim bombën bërthamore, do të kishim ndërtuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar ndaj të cilit Irani nuk gjunjëzohet”.
Irani aktivizon centrifugat e gjeneratës së re
Irani aktivizoi centrifuga të gjeneratës së re për pasurimin e uraniumit, një tjetër hap përpara i Republikës Islamike në programin e saj bërthamor, pavarësisht presionit dhe sanksioneve ndërkombëtare mbi këtë cështje.