Rritje në bursën japoneze
Aksionet në bursën japoneze janë rritur duke kaluar kuotën 15.000, për
herë të parë që prej janarit të 2008-ës, me jenin që vazhdon të
dobësohet, duke nxitur fitimet për eksportuesit.
Ekonomia franceze në recesion
Ekonomia franceze ka hyrë në recesion pasi u kontraktua me 0.2 për qind në tremujorin e parë të vitit. Ekonomia u tkurr me të njëjtën kuotë të tremujorit të fundit të vitit 2012.
Portugalia shkurton 30 mijë vende pune
Portugalia ka planifikuar të shkurtojë 30 mijë vende pune në sektorin e shërbimit civil, si dhe të rrisë moshën e daljes në pension me 1 vit, duke e çuar në 66, në përpjekje për të plotësuar kushtet për dorëzaninë.
BE: Franca do të hyjë në reçesion
Ekonomia e eurozonës do të tkurret më shumë nga sa parashikohet këtë vit, me Francën që do ta ndjejë më shumë dhe do të hyjë në reçesion.
BQE shkurton normat e interesit
Banka Qendrore Evropiane ka shkurtuar normat e interesit në një rekord të ri uljeje, në përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike në një kohë frike për ekonominë e eurozonës.
Eurozonë, papunësia nivel rekord
Papunësia në Eurozonë arriti një rekord të ri, ndërsa inflacioni preku nivelin më të ulët të tre viteve të fundit, duke rritur pritshmëritë e reduktimit të normës bazë të interesit nga Banka Qëndrore Europiane.
Parashikime të zymta për BE
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se Europa po kërcënohet nga një
stanjacion i gjatë ekonomik, një skenar i ngjashëm me atë të Japonisë,
që u përball me dy dekada krize.
KE, edhe 2 vjet Spanjës për defiçitin
Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së qeverisë së Madridit për të shtyrë periudhën e ripërtëritjes së bilancit, duke marrë parasysh situatën e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi iberik.
Britania shmang reçesionin e trefishtë
Ekonomia britanike ka shmangur rënien sërish në reçesion. Zyra Kombëtare
e Statistikave deklaroi se vlerësimet e saj paraprake për GDP-në
tregojnë se ekonomia u rrit me 0.3 për qind në tremujorin e parë të
vitit.
Spanjë, papunësia rritet sërish
Papunësia është rritur sërish në Spanjë, duke shënuar rekordin e radhës. Numri total i personave të papunë në vendin iberik ka arritur mbi 6 milionë, duke përbërë 27 për qind të popullsisë.
Spanjë, kriza tkurr popullsinë
Popullsia e Spanjës ra vitin e kaluar për herë të parë në dekada, për shkak se emigrantët braktisën vendin si pasojë e krizës së rëndë ekonomike.
Kriza përfshin edhe Slloveninë
Zgjerohet harta e vendeve të Bashkimit Europian që ndodhen në vështirësi financiare. Pas Portugalisë, Spanjës, Irlandës, Greqisë e Qipros, një tjetër vend që pritet të shtrijë dorën për ndihmë drejt Brukselit është Sllovenia.
Kostoja e dorëzanisë së Qipros
Kostoja e dorëzanisë së Qipros është rritur në 23 miliardë euro, sipas draft-dokumentit të përgatitur nga kreditorët e vendit.
Paralajmërimi i FMN-së për ekonominë botërore
Ekonomisë botërore i kanosen rreziqe të shumta, nga problemet e monedhës në tregjet në lulëzim dhe nivelt e larta të borxhit në SHBA, Japoni e Europë, paralajmëroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
Soros: Edhe Gjermania në recesion
Ekonomia gjermane po i drejtohet me shpejtësi recesionit, paralajmëroi miliarderi George Soros, në një fjalim të mbajtur gjatë një samiti në Frankfurt.