Rocco Commisso blindon Federicon Chiesën. Pyetjes së a do të transferohet xhevahiri i skuadrës vjollcë te Interi në verë, numri 1 i Fiorentiëns me dy jo të prera duke theksuar se Chiesa do të qëndrojë.

Federico Chiesa është i shumëkërkuar në merkato pasi përveç për të interesohen edhe Juventusi e Napoli ndërsa pëlqehet edhe nga Manchester United.

Interi për momentin është klubi që ka lëvizur më shumë për talentin e Fiorentinës por me këto deklarata të fundit Commiso ka siguruar tifozët vjollcë se Chiesa do të qëndrojë te Fiorentina.

Top Channel