“U zgjova dhe nuk merrja dot frymë, djalit i dhembte kraharori” – Pink tregon si u ndje natën që kuptoi se koronavirusi i kishte prekur

09/04/2020 10:02

Këngëtarja e famshme Pink dhe djali i saj u infektuan me virusin vdekjeprurës COVID-19, por fatmirësisht janë shëruar plotësisht.

Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”, Pink tregoi se si gjërat filluan të përkeqësoheshin kur djali i saj 3-vjeçar filloi të ankohej për “dhimbje gjoksi” dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto netë në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do shkojmë në spital, por çfarë do bëjmë më pas? Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Pas shërimit të saj, ajo vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit. Pink falënderoi të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të kësaj beteje.

Top Channel