Spanja publikon bilancin tragjik: 683 viktima brenda një dite

09/04/2020 13:09

Spanja ka raportuar 683 vdekje brenda 24 orëve të fundit, një numër më i vogël i vdekjeve në krahasim me dy ditët e mëparshme.

Ju kujtojmë se SH.B.A. ka regjistruar afro 2,000 vdekje, ndërsa në Britani numri i përditshëm i vdekjeve arriti në një rekord 938 në një ditë.

 

Aktualisht ka rreth 1.5 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit në të gjithë botën. Më shumë se 88.500 njerëz kanë vdekur dhe rreth 330,000 janë shëruar.

Numri i të vdekurve në Spanjë ka tejkaluar 15,000 vetë. Ndërkohë numri i të infektuarve u rrit në 152.446 nga 146.690 të mërkurën.

 

Top Channel