Rama-Bashës: Nuk mendon si të ndihmojë, se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42

09/04/2020 15:23

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama thumboi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shkruar se nuk ndihmon për të luftuar koronavirusin, por vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër.

LBPD nuk mendon si të ndihmojë,se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër,duke i thënë popullit sot se Covidi është Sudja me thasë me para! Shqipëria do ta fitojë këtë luftë dhe LBPD do t’i mbetet vetëm turpi e dështimi i radhës“, shkroi Rama.

Top Channel