Kohë pandemie/ Mblidhet online Komisioni për Sigurinë Kombëtare, çfarë u shqyrtua

09/04/2020 14:38

Në drejtimin e kryetares Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e tij të radhës zhvilluar online nëpërmjet sistemit Cisco Ëebex mori në shqyrtim projektligjin “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10192, DATË 3.12.2009, “PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT, KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”, TË NDRYSHUAR”. Relatorja e projektligjit znj Elena Xhina, theksoi rëndësinë e këtij projektligji.

“ Qëllimi i këtij projektligji” tha znj Xhina “është të kalojë të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e administrimit të të gjitha pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara tek institucioni i posaçëm administrativ, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila kalon në varësi të ministrit të Brendshëm, dhe ato vendimmarrëse për disponimin dhe destinimin e këtyre pasurive te organi kolegjial Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, si dhe ripërcakton institucionet përfituese nga të ardhurat e përfituara nga zbatimi i ligjit nr.10192, datë 3.12.2009, të ndryshuar”.

Gjithashtu nëpërmjet këtij projektligji do të bëhet i mundur miradministrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga institucioni i posaçëm dhe organi kolegjial administrativ, si dhe do të rritet rrethi i institucioneve përfituese nga të ardhurat e përfituara nga zbatimi i ligjit nr.10192, datë 3.12.2009, të ndryshuar.
Në përfundim të diskutimeve komisioni e miratoi në parim dhe nen për nen projektligjin në fjalë .

Top Channel