“Kamera, show, ERTV”/ Salianji: Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale, jo teatër në kurriz të fatkeqësive

09/04/2020 14:47

Përmes një postimi në Facebook, ku shfaqen në një video fragmente nga vizita e djeshme e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Arben Ahmetaj në Thumanë, sa i takon procesit të rindërtimit pas tërmetit që goditi vendin, Ervin Salianji shkruan se ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve.

“Kamera, show, ERTV; vetëm kaq u ofron qytetarëve Edi Rama.
Dje bën propagandë me fatkeqësitë e qytetarëve të Thumanës, të cilët që pas tërmetit shkatërrimtar kanë mbetur pa shtëpi, ditën tjetër asgjë nuk ndryshon.
Asnjë tullë nuk vihet për muret e shtëpive të pabanueshme, asnjë tjegull për t’u siguruar një çati mbi kokë. Ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve! Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale jo për të luajtur role të denja për teatër në kurriz të fatkeqësive të familjeve shqiptare!”

Top Channel