Ekzorcisti kryesor i Papes: Djalli gjithmonë fliste anglisht kur merrte kontrollin e shpirtrave

09/04/2020 20:57

Dëbuesi kryesor i djallit nga shpirtrat e besimtarëve, ose ndryshe “ekzorcisti Nr. 1” i Vatikanit ka thënë se ishte i bindur se antikrishti fliste në gjuhën angleze.

At Gabriel Amorth, i cili ka bërë këtë punë për 30 vjet derisa vdiq në moshën 91 vjeçare në 2016, pretendonte se njerëzit që ai ka “shpëtuar” flisnin në gjuhën angleze kur ishin të poseduar nga djalli.

Edhe vetë italianët që ai kishte takuar gjatë posedimit nga Luciferi “lëshonin mallkime e kërcënime” në gjuhën angleze megjithse nuk dinin asnjë fjalë prej saj.

Ai e shpjegonte këtë me faktin se djalli urrente gjuhën latine dhe preferonte të fliste vetëm gjuhën e tij.

Prifti tregonte se njëherë ka takuar një “fshatar” në 1997 që lëshonte sharje drejt tij në një anglishte të përkryer, para se ta pështynte e ta sulmonte, njëlloj si në filmin e famshën horror të 1973, The Exorcist.

At Amorth thotë se arriti ta qetësonte “demonin” e tij me një lutje.

Prifti katolik Marcello Stanzione, në librin e tij mbi At Amorth, shkruan: “Por pas ulërimës e hungërimave, djalli u shfaq përpara dhe e shikoi drejt në sy, duke rrjedhur jargë nga goja e të riut.”

Në librin me titull “Djalli ka frikë nga unë” pretendohet se trupi i fshatarit u ngrutësua dhe më pas nisi të qëndronte pezull në ajër. Kjo për afro një minutë e më pas ra në karrige. Në atë moment djalli kishte njoftuar ditën e saktë dhe orën kur do të dilte nga trupi i poseduarit.

Megjithë skepticizmin nga shumë rrethe, At Stanzione insiston se gjithçka ka ndodhur më të vërtetë.

At Amorth ishte kuadro drejtuese në ‘fushën’ e tij por pranonte se shumica e njerëzve që e vizitonin për ndihmë, kishin probleme mendore.
Ai thotë se ka parë të paktën 100 raste të vërteta të posedimit nga djalli.
Nënjë prej rasteve ai thotë se një grua e pështyu me një tranzistor radioje që e volli nga goja.

FOTO GALERI
1/5
Ai e shpjegonte këtë me faktin se djalli urrente gjuhën latine dhe preferonte të fliste vetëm gjuhën e tij.

Top Channel