Arrestohet doktori që kërkoi të mbyste 18-vjecaren se nuk ruajti ‘distancën sociale’

09/04/2020 22:06

57 vjeçari John Rademaker, nga Kentucky në SHBA u filmua teksa konfrontohej me një grup vajzash të reja si të bardha e zezake, në disa pamje shokuese që janë bërë virale ne mediat sociale.

I veshur me xhinse e bluzë të kuqe, burri shihet që i drejton gishtin njërës nga vajzat dhe debaton me fjalë të ashpra me të pasi sipas tij nuk po ruanin distancën sociale për parandalimin e epidemisë.

Përballja përkeqësohet më tej dhe ai e godet vajzën zezake, e pasi vajza bie përtokë e ai e kap prej fyti. Vajzat e tjera i luten që të ndalojë sulmin dhe një prej tyre thërret policinë, e cila më pas e arreston mjekun.

Rademaker shoqërohej nga një grua që gjithashtu besohet se është punonjëse shëndetësie, gjatë sulmit që ndodhi në Louisville, Kentucky.

Një zëdhënës i policisë së for Louisville tha se viktima 18-vjeçare nuk pësoi dëmtime të rënda. Rademaker u arrestua dhe u akuzua për tentativë mbytjeje dhe tre ngacmime me kontakt fizik.

FOTO GALERI
1/3
Ai e godet vajzën zezake, e pasi vajza bie përtokë ai e kap prej fyti.

Top Channel