Larry Brilliant, mjeku që ndihmoi në zhdukjen e lisë së dhenve, 14 vjet më parë teksa fliste para një audience të TED, përshkroi në pak fjalë se si do të dukej pandemia tjetër që do të prekte njerëzimin.

 Në atë kohë, thuaj ishte e tmerrshme për ta marrë atë seriozisht, shkruan Wired, një e përmuajshme amerikane. Një miliard njerëz do të sëmuren, pat thënë ai. Ndërsa 165 milion të tjerë do të vdesin. Do të ketë recesion global dhe depresion gjithashtu, ndërsa kostoja për ekonominë amerikane nga 1 deri në 3 trilion dollarë do të ishte shumë më e keqe, sesa thjesht 100 milion njerëz të vdekur. Sepse shumë, më shumë njerëz do të humbnin punën dhe përfitimet e tyre të kujdesit shëndetësor, ndërsa pasojat pritet të jenë thuajse të paimagjinueshme.

Kush është Larry Brilliant? Jemi ende shumë larg 100 milion vdekjeve që ai ka parashikuar, por edhe pa kapur këto shifra kjo pandemi, duket se e ka kthyer botën tonë përmbys. Si një këshilltar i vjetër teknik për filmin horror “Contagion”, tani një zgjedhje e mirë për të qëndruar në shtëpi, Brilliant përveçse ka punuar me Organizatën Botërore të Shëndetit në përpjekje për t’i dhënë fund sëmundjes së lisë, ai ka luftuar gripin, poliomelitin dhe verbërinë.

Wired: I nderuar doktor, kam qenë në atë sallë në vitin 2006 kur mbajtët atë fjalim të TED. Dëshira juaj atëherë ishte “Më ndihmoni të ndaloj Pandemitë”. Dhe rezultoi se nuk u ndihmuat apo jo?

Larry Brilliant: Jo, fatkeqësisht. Është shumë qesharake po ta mendosh se ne bëmë dhe një film, bazuar mbi këtë temë “Contagion”. Njerëzit thonë se “Contagion” është parashikues. I gjithë komuniteti epidemiologjik ka paralajmëruar këto 10 apo 15 vitet e fundit se cështja nuk ishte nëse do të kishim një pandemi të tillë apo jo. Por thjesht, se kur do të ndodhte. Qenka kaq e vështirë të bësh njerëzit të të dëgjojnë. Dua të them, Trump-i ishte ai i cili i hapi rrugë kreut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, personi i vetëm në atë nivel që ishte përgjegjës për mbrojtjen pandemike e më pas, ishte po Trump, që hoqi fondet për vendet në mbarë botën.

Wired: E kemi ndjekur me vëmendje që flitet vazhdimisht se ky është një virus “i ri” dhe rëndësisë që i jepet këtij përcaktimi.

Larry Brilliant: Po dhe nuk do të thotë se ky është një virus imagjinar. Nuk është si në një roman apo në një tregim, apo dhe në një film po të doni. Është një virus i ri dhe krejt i panjohur. Ende asnjë njeri nuk është imun para tij. Kjo do të thotë se ai është i aftë të infektojë rreth 7.8 miliardë njerëz, shto dhe të dashurit tanë në këtë rast. Dhe më e keqja është se unë nuk po zbuloj ndonjë gjë te ky virus, edhe pse është i ri. Ka raste kur njerëzit mendojnë se e kanë marrë përsëri, por ndoshta ka më shumë gjasa që të jetë një dështim në test sesa një riinfektim. Por e sigurt është një gjë që do të jenë dhjetëra miliona prej nesh ose qindra miliona prej nesh ose dhe më shumë, që pritet të infektohen para se e gjitha kjo të përfundojë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me rëndësinë që duhet t’i jepet shëndetit publik apo epidemiologjik. Kjo është pandemia më e rrezikshme që po ndodh në jetën tonë.

Wired: Po na kërkohet të bëjmë gjëra, sigurisht, që nuk kanë ndodhur kurrë në jetën tonë; të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë distancën 6 metra larg nga njerëzit e tjerë, të mos marrim pjesë në tubime apo dhe në grup. A po marrim këshillat e duhura?

Larry Brilliant: Po, të gjitha këto janë këshilla shumë të mira. Por, a morëm këshilla të mira nga presidenti i Shteteve të Bashkuara për 12 javët e para? Jo. Gjithë sa kemi marrë ishin gënjeshtra. Duke thënë se është false, duke thënë se kjo është një shaka. Ende ka njerëz që për fat të keq sot i besojnë këtyre frazave. Duke folur si një person që i përket ekipit të ekspertëve të shëndetit publik, unë deklaroj se ky është akti më i papërgjegjshëm i një zyrtari të lartë amerikan që kam dëgjuar në jetën time. Ndërkohë masat e mëvonshme (karantinimi, mbyllja e shkollave, etj.), kjo po që është një zgjedhje e drejtë. A do të na mbrojë plotësisht? A do ta bëjë botën më të sigurt përgjithmonë? Jo. Por është një gjë e shkëlqyer sepse ne duam ta përhapim sëmundjen ngadalë. Të rrafshojmë kurbën, duke e ngadalësuar ose ulur atë. Ne nuk mund të zvogëlojmë numrin e përgjithshëm të rasteve, por do të shtyjmë kohën që të kemi nën kontroll të infektuarit derisa të kemi një vaksinë – të cilën do ta bëjmë, sepse nuk ka asgjë në virologji që më bën të frikësohem. Ne do ta kemi një vaksinë për gati 12 deri në 18 muaj.

Wired: Cfarë do të thotë kjo?

Larry Brilliant: Kjo do të thotë, sw pari që një numwr i madh prej nesh të infektohen dhe tw jenë bërë imunë. Sw dyti, tw kemi një vaksinë. Kombinimi i tw dyjave, është i mjaftueshëm për të krijuar imunitetin e tufws, qw do të përfshijë 70 ose 80 % të njerëzimit. Duhet të pranojmë se modeli kinez është shumë i vështirë për tu ndjekur. Ne nuk mund t’i bllokojmë njerëzit në apartamentet e tyre. Por mund të jetë modeli i Koresë së Jugut, ai që mund të ndjekim. D.m.th., të bëjmë sa më shumë teste.

Wired: A duhet të mbajmë maska?

Larry Brilliant: Është mirë të mbash maskë. Por janë mjekët në spitale ata që kanë nevojë për të. Sepse na duhen që profesionistët e shëndetit të jenë të aftë për punë dhe të jenë të sigurt. Kështu që maskat duhet të shkojnë atje ku duhen më së shumti: në kujdesin për pacientët.

Wired: Kur do fillojmë të kuptojmë se po e kalojmë gjithë këtë?

Larry Brilliant: Bota do të fillojë të duket normale kur të kenë ndodhur tre gjëra: e para, kur ne të kuptojmë se shpërndarja e këtij virusi po ndodh si në një ajsberg, ku një e shtata e tij është mbi ujë, dhe tjetra poshtë. Kjo sepse po shohim vetëm një të shtatën e sëmundjes. Ndoshta edhe për shkak se po testojmë jo aq sa duhet. Dhe këtu e pranojmë se po jetojmë në një botë të plagosur. Së dyti, nëse kemi një trajtim kurativ të tij, apo një vaksinë. Dhe së treti, ndoshta më e rëndësishmja, kur të fillojmë të shohim një numër të madh njerëzish – në veçanti infermierë, mjekë, policë, zjarrfikës dhe mësues që e kanë kaluar sëmundjen, e më në fund të jenë imunë. Ne t’i kemi testuar ata dhe të dimë që nuk janë më mbartës të virusit. Vetëm atëherë mund të jemi të kënaqur për t’i dërguar fëmijët në shkolla, sepse e dimë që mësuesi i tyre nuk është më një rrezik. Kur këto tri gjëra të ndodhin, atëherë mund të pretendojmë që normaliteti po kthehet.

Wired: A ka ndonjë mënyrë për ta parë më me dritë, këtë realitet që po jetojmë?

Larry Brilliant: Unë jam një shkencëtar, por jam dhe një person që besoj. Dhe nuk mund të rri dot po pashë diçka, pa bërë pyetjen: a ka ndonjë fuqi më të lartë që do të na ndihmojë të jemi versioni më i mirë i vetvetes nga ajo që mund të ishim? Mendova se do të shohim ekuivalentin e rrugëve të zbrazura në qytetet tona, por angazhimi qytetar është më i madhi që kam parë ndonjëherë. Po shoh të rinj, me mijra, të cilët vullnetarisht shkojnë për të marrë ushqime për njerëzit e moshuar që janë në shtëpi. Nga ana tjetër, një fluks i jashtëzakonshëm infermierësh heroikë, të cilët po punojnë me orë të zgjatura më shumë sesa kanë punuar më parë, mjekë që pa frikë hyjnë në spitale për të punuar. Unë kurrë nuk kam parë më parë këtë lloj vullnetarizmi që po shoh. Ky është një moment vërtet i vështirë që do të na provojë  në këtë betejë të re. Kur ta kapërcejmë këtë, ashtu si dhe ndodhi në Luftën e Dytë Botërore, kjo do të na bëjë që të rishikojmë shkaqet që cuan në dallimet dhe ndarjet gjinore, etnike dhe racore sot në botë. Para virusit të gjithë ne jemi të barabartë, cka na bën të shohim veten si të tillë me tjetrin. Duke parë të ngjashmin tek cdo njeri, tek vetja e tek tjetri, më shumë se sa të ndryshmin, kuptojmë sesa shumë kishim gabuar deri tani.

Përgatiti në shqip: Monika Stafa

Top Channel